Marash Kumbulla nuk lëviz nga Spanja, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare pranë huazimit te…
E ardhmja e Kristjan Asllanit mund të marrë një kthesë të rëndësishme në këtë merkato.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare është përfshirë në ofertën zyrtare që Interi i ka dërguar Al-Ittihad për transferimin e Moussa Diaby.
Sipas raportimeve të “Ariyadhiah”, klubi zikaltër ka ofruar 18 milionë euro, ndërsa pjesë e marrëveshjes është edhe kartoni i Asllanit.
Burimet bëjnë me dije se Al-Ittihad po e shqyrton propozimin, ndërsa drejtuesit e klubit saudit po zhvillojnë diskutime të brendshme përpara se të japin një përgjigje përfundimtare.
Për momentin nuk ka ende një vendim zyrtar nga Al-Ittihad, por negociatat mes klubeve vijojnë dhe e ardhmja e mesfushorit shqiptar pritet të qartësohet në ditët në vijim, ndërsa pak orë më parë u raportua se edhe Hull City ka shfaqur interes për shërbimet e Asllanit.
Top Channel