Hyri me gomone në zonën e pushuesve në Ksamil, drejtuesi gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti lundrues Prej disa ditësh, Greqia po përballet me kushte ekstreme të motit dhe zjarre masive, të cilat u kanë marrë jetën tre zjarrfikësve dhe ka shkaktuar shumë dëme materiale.
Ndërkohë, një tjetër tragjedi u regjistrua pak orë më parë, ku dy helikopterë zjarrfikës u përplasën gjatë operacionit për shuarjen e flakëve.
Në një intervistë për korrespondentin e Top Channel, Artur Bibe, dy shqiptarë që jetojnë në një nga zonat më të prekura nga zjarret në Greqi kanë rrëfyer tmerrin e përjetuar gjatë këtyre ditëve.
Ata shprehen se janë të shqetësuar pasi flakët po afrohen pranë banesave të tyre, ndërsa kanë treguar edhe momentin e përplasjes së dy helikopterëve zjarrfikës.
“Kemi tre ditë në flakë. E kam shtëpinë aty lart, afër zjarrit. Jemi të gjithë banorët këtu për të shuar flakët. Zjarri po afrohet te shtëpitë tona, do të jetë një natë shumë e vështirë sot. Policia na tha të ikim, por ne nuk ikim që këtu. Isha këtu kur u përplasën helikopterët. Shkova atje, çfarë të shikoja… Çfarë nuk pamë: flakë, njerëz brenda të djegur”, u shpreh njëri prej tyre.
Top Channel