Video/ Mirlind Daku nuk ndalet, sulmuesi i Kombëtares tund sërish rrjetën në Rusi
Mesfushori shqiptar i Interit, Kristjan Asllani, ka tërhequr vëmendjen e klubit anglez Hull City, i cili ka shfaqur interes për ta transferuar në formë huazimi me të drejtë blerjeje.
Sipas gazetarit të merkatos Nicolò Schira, drejtuesit e Interit nuk janë të gatshëm të pranojnë një formulë që përfshin vetëm opsion blerjeje.
Klubi zikaltër kërkon që marrëveshja të përfshijë një detyrim blerjeje, në mënyrë që largimi i Asllanit të bëhet përfundimtar nëse plotësohen kushtet e kontratës.
Asllani, 24 vjeç, vazhdon të jetë në qendër të merkatos së verës, me disa klube që monitorojnë situatën e tij.
Mbetet për t’u parë nëse Hull City do të përmbushë kushtet e vendosura nga Interi për të finalizuar transferimin e mesfushorit shqiptar.
Top Channel