“Dëmin më të madh gjatë Covidit e shkaktuan lockdown-et”, Robert Kennedy sulmon Faucin: Është fajtor për menaxhimin e pandemisë
Të paktën gjashtë persona humbën jetën dhe 27 të tjerë mbetën të plagosur në një aksident të rëndë rrugor që ndodhi pasditen e së dielës pranë kufirit mes rajoneve Lazio dhe Umbria, në Itali.
Sipas hetimeve paraprake të Policisë Rrugore, një furgon kampingu dyshohet se kaloi në korsinë e kundërt të lëvizjes, ku u përplas ballë për ballë me një autobus që udhëtonte në drejtim të Rietit, raportoi agjencia italiane e lajmeve ANSA.
Në aksident u përfshinë edhe tre automjete të tjera, njëri prej të cilëve u përmbys si pasojë e përplasjes.
Mes viktimave janë dy drejtuesit e autobusit, dy pasagjerë të autobusit dhe dy persona që ndodheshin në furgonin e kampingut.
Katër nga të plagosurit ndodhen në gjendje kritike dhe janë transportuar me helikopterë të urgjencës drejt Spitalit Gemelli në Romë dhe spitalit të Ternit, sipas ANSA-s.
Top Channel