Rama përsërit ftesën për dialog me studentët, vendos tavolinën prej guri para Kryeministrisë pas karrigeve të djegura nga protestuesit Një grup qytetarësh protestuan këtë të diel në qendër të Shkodrës, duke shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë, por edhe kundërshtimin për krijimin e një konsullate serbe në qytet.
Siç raporton korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani, protestuesit marshuan në rrugët e Shkodrës me pankarta dhe flamuj kombëtarë, ndërsa gjatë fjalimeve deklaruan se hapja e një konsullate serbe në Shkodër është e papranueshme.
Sipas tyre, qyteti nuk ka asnjë lidhje historike, ekonomike apo diplomatike që të justifikojë praninë e një konsullate serbe. Ata argumentuan gjithashtu se kjo është e papranueshme edhe për shkak të krimeve të kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, duke theksuar se mijëra shqiptarë u vranë dhe u masakruan gjatë konfliktit.
“Duan të hapin një konsullatë serbe në Shkodër. Turp, turp. Serbia nuk është as shtet i BE-së, as ndonjë shtet lider në Evropë. Ne i kemi të freskëta plagët dhe varret masive. Kemi vuajtur shumë, shtegtimin, dëbimin e një populli të tër“, u shpreh një nga protestuesit.
Protestuesit kërkuan që autoritetet të rishqyrtojnë këtë vendim dhe të mos lejojnë hapjen e konsullatës në Shkodër.
Gjatë protestës u hodhën gjithashtu thirrje kundër qeverisë, ndërsa manifestimi u zhvillua pa incidente.
Top Channel