Të shtëna me armë zjarri në një jaht pranë Palasës, policia ndalon mjetin lundrues
Ka nisur mbrëmjen e kësaj të diele protesta kundër shkrirjes së Bashkisë së Selenicës.
Siç raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, qindra qytetarë, banorë të zonës dhe përfaqësues të komunitetit janë mbledhur te Monumenti i Drashovicës për të kundërshtuar çdo vendim që parashikon bashkimin apo shkrirjen e bashkisë në kuadër të reformës së re territoriale.
Me thirrje si “Selenica nuk mbyllet!” dhe “Larg duart nga Selenica!”, protestuesit kërkuan që Bashkia e Selenicës të vijojë të funksionojë si një njësi më vete, duke argumentuar se mbyllja e saj do të dëmtonte shërbimet për qytetarët dhe zhvillimin e zonës.
Në protestë morën pjesë edhe përfaqësues dhe anëtarë të Partisë Demokratike, të cilët shprehën mbështetjen për kërkesat e banorëve.
Sipas pjesëmarrësve, protesta kishte për qëllim mbrojtjen e identitetit, historisë dhe përfaqësimit të Selenicës, ndërsa theksuan se bashkia duhet të mbetet pranë qytetarëve dhe të vazhdojë të ofrojë shërbime për komunitetin.
Në përfundim të protestës, banorët e fshatrave të Bashkisë së Selenicës dorëzuan firmat e mbledhura për një peticion, përmes të cilit kërkojnë zyrtarisht që Selenica të mos përfshihet në procesin e shkrirjes dhe të ruajë statusin e saj si bashki.
Top Channel