Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja liron nga detyra kreun e SHKKB-së Florent Sulçe
15/11/2021 15:55
Drejtori i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve, Florent Sulçe është liruar nga detyra këtë të hënë me firmë të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.
Në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë theksohet se në krye të këtij institucioni është emëruar z.Klevis Qose.
Njoftimi:
Ministri i Drejtësisë z. Ulsi Manja ka firmosur sot lirimin nga detyra të Drejtorit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve (SHKKB) z. Florent Sulçe.
Në këtë detyrë emërohet z.Klevis Qose.
Top Channel