‘Flet sikur ka dalë nga klubi i dehur dhe i rrahur’/ Rama-Bashës: Nxore nga goja pisllëk të madh

15/11/2021 12:20

Kryeministri Edi Rama ka replikuar sërish me kreu e PD, pasi ai i fundit u çua i nxehur dhe akuzoi kreun e qeverisë.

Pjesë nga debati

Rama i drejtohet Tabakut: Zonjë e para unë nuk ju përmenda emrin juve, ju dhe të gjitha këto gratë kërkoni replikën kur ai zotëria i merr gratë me radhë me gisht drejtuar, prandaj ulu dhe përballoje retorikën se tjetër gjë është kjo dhe tjetër llumi. Ngrini nivelin , mos u prekni nga retorika , një kryetar opozite që çohet dhe flet sikur ka dal nga klubi pasi e kanë dehur dhe e kanë rrahur, megjithatë unë nuk do hyj në aty mhb se është nivel shumë i ulët.

Tabaku flet nga vendi

Rama: Lulzimi erdhi si balonë pa bisht, mbushi kohën me fjalë, e ngrite zërin dhe nxore nga goje pisllëk të madh, duke me akuzuar që unë gënjej për fondin në buxhet, për impiantet, nuk thashë 9 mln euro, por dollarë.

630 mln dollarë janë në buxhet për këtë dhe një 200 mln tjetër është pjesë e detyrimeve të shtetit në këtë proces, dhe pjesën tjetër e bën Bashkia e Tiranës. Mëso të lexosh para se të recitosh. Tjetër the që rruga e Arbrit ka shkuar 58 mld , me aritmetikën tënde po, por ajo 33.6 mld dollarë dhe nuk lëviz dhe nuk shtohet. Se kështu është qeshni dhe flisni vetë dhe s’kuptoni gjë.

Rama-Gazmend Bardhit: Ore ti pse ndërhyn, nuk jam Edi Paloka unë, mos ndërhy. Që rrugët e bëra prej jush fillonin më një shumë x e përfundonin dyfish kjo është fakt. Ulu o zotëri ulu.

Top Channel