“Erioni ka shkruar përgjigjet për Gogun”/ Avokati Ndreca pas takimit me Veliajn: Ende nuk i është kryer ekzaminimi i frakturës në këmbë 04/11 15:30
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku tha sot nga foltorja e Kuvendit se vonesa në përfundimin e Unazës ka ndodhur vetëm prej çështjes së shpronësimeve. Sipas saj kjo është një prej projekteve që pritet të përfundojë në vitin 2022.
“Nuk është një tunel i PS, por që do ta përdorin të gjithë, ka qenë ëndërr e të gjithëve. Unaza e Jashtme e Tiranës një nga projektet më të rëndësishme, duke u mbyllur të gjitha lotet, problemi kryesor që krijon vonesat është çështja e shpronësimeve, për shkak të mungesës së dokumentacionit të truallit. Në vitin 2022 do zgjerohet aksi nga Elbasani deri në Qafë Thanë, duke qenë se është pjesë e korridorit C8”, tha Balluku.
Top Channel