Protesta e fermerëve/ Lushnje, bllokojnë rrugën kundër paketës së re fiskale

15/11/2021 14:53

Fermerët kanë zhvilluar në tjetër protestë këtë të hënë në Lushnje duke kundërshtuar propozimet e paketës fiskale të qeverisë për vitin e ardhshëm.

Protesta ka nisur në zonën e rrethrrotullimit të Plasmasit dhe më pas protestuesit kanë zbarkuar para sheshit qendror të Bashkisë së Lushnjes, ku pavarësisht se ishte e qetë dhe pa incidente, të pranishme kanë qene edhe forca të shumta policie.

Kjo është protesta e dytë që organizojnë fermerët brenda pak ditësh. Edhe sot asaj iu bashkuan fermerët e Lushnjës, Divjakës, Beratit dhe Fierit, ku gjatë marshimit të tyre shpërndanë falas për qytetarët prodhime bujqësore të përgatitura për eksport.

Kërkesat e sindikatës së fermerëve vazhdojnë të jenë te njëjta. Ata i bëjnë apel qeverisë të që të rishikojë ndryshimet e paketës fiskale dhe të rrisë subvencionet direkte për prodhimet, teksa paralajmëruar protesta të tjera në ditët në vijim.

Tre dite me pare ne rreth rrotullimin e Plugut u organizua protesta e pare i cili nisi paqësisht dhe perfundoi në perplasje fizike.

Top Channel