“Po sheshon edhe malet”. Dy tërmete të fuqishme “shkundin” Iranin

14/11/2021 22:14

Dy tërmete të fuqishme goditën jugun e Iranit brenda 90 sekondave duke vrarë një person dhe krijuar skena paniku tek banorët.

Tërmetet e magnitudës 6.4 dhe 6.3 goditën në një thellësi prej 15 km në provincën e Hormozgan, sipas Qendrës Sizmiologjike të Iranit. Epiqendra është pranë qytetit bregdetar Bandar Abbas ndërsa lëkundjet janë ndjerë deri në Dubai, Katar, Bahrein dhe Arabinë Saudite.

Një 22 vjeçar vdiq pasi një shtyllë elektrike u rrëzua sipër tij, ndërsa ekipet kanë dalë në terren për të vlerësuar dëmet.

Pamjet tregojnë kamionë të ndaluar në rrugë që shkunden nga lëkundjet e tërmetit, ndërsa banorët dëgjohen duke thënë se tërmeti po sheshonte dhe malet.

Në një pozicion gjeografik midis pllakave tektonike, Irani është një zonë me aktivitet të lartë sizmik. Tërmeti më shkatërrues i Iranit ishte në vitin 1990 me magnitudë 7.4 duke vrarë mbi 40 mijë njerëz në veri të vendit.

Top Channel