Fermerët e Lushnjes kanë dalë sërish në protestë këtë fillim jave në kundërshtim të taksave.

Ata kanë nisur marshimin  nga vendi i quajtur “Rotondo Plasmasit” në drejtim të qendrës së qytetit.

Këtë herë në protestë është dhe deputeti i Partisë Demokratike Sajmir Korreshi.

Fermerë, eksportues dhe prodhues janë mbledhur sërish në Lushnjë për të kundërshtuar ndryshimet e paketës së re fiskale për vitin 2022.

Heqja e TVSH-së së rimbursueshme nga 6 në 0% ka sjellë pakënaqësi tek fermerët.

Për këtë arsye ata disa ditë më parë kanë depozituar 6 kërkesa në kryeministri, ministri të financave dhe asaj të ekonomisë.

Deri më tani asnjë kërkesë e fermerëve nuk është pranuar, ata kërkojnë subvencion të drejtpërdrejtë nga shteti.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel