Fermerët e Lushnjes kanë dalë sërish në protestë këtë fillim jave në kundërshtim të taksave.
Ata kanë nisur marshimin nga vendi i quajtur “Rotondo Plasmasit” në drejtim të qendrës së qytetit.
Këtë herë në protestë është dhe deputeti i Partisë Demokratike Sajmir Korreshi.
Fermerë, eksportues dhe prodhues janë mbledhur sërish në Lushnjë për të kundërshtuar ndryshimet e paketës së re fiskale për vitin 2022.
Heqja e TVSH-së së rimbursueshme nga 6 në 0% ka sjellë pakënaqësi tek fermerët.
Për këtë arsye ata disa ditë më parë kanë depozituar 6 kërkesa në kryeministri, ministri të financave dhe asaj të ekonomisë.
Deri më tani asnjë kërkesë e fermerëve nuk është pranuar, ata kërkojnë subvencion të drejtpërdrejtë nga shteti.
Top Channel