Spiropali-Bashës: Nuk mund të jesh kokë e këmbë brenda dhe dy gishta jashtë

15/11/2021 12:48

Deputetja Elisa Spiropali ka replikuar pas fjalës së kryedemokratit Lulzim Basha.

“Po bën një surrogat të foltores dhe kërkon etikë nga të tjerët. Unë si besoj foltores edhe pse e ndjek, meqë përdore shkollat në perëndim, po sillesh si në Korenë e Veriut, sepse ju e njihni mirë. Mos ke qenë shumë kohë në abis, meqë ne jemi kriminelë, psiqikë. Nuk mund të jesh kokë e këmbë brenda dhe dyfishta jashtë, se quhesh brenda”, tha Spiropali.

Këtë të hënë po diskutohet projekt-buxheti vitit 2022, ndërsa deputetët e PD-së dhe PS-së janë përfshirë në debat të ashpër.

Duke marrë shkas nga kryerja e studimeve në perëndim, ajo e ka ironizuar Bashën duke i thënë se i ka kryer studimet në Korenë e Veriut.

Top Channel