Aksident i frikshëm në Korçë/ Makina përplaset me pemën dhe më pas përmbyset në rrugë, shpëton mrekullisht shoferi Një mësuese 40 vjeçare nga Elbasani ka humbur jetën një ditë më parë nga Covid 19.
Të paktën ky është shkaku që u përcoll në media duke ngritur dyshime të forta edhe për efikasitetin e vaksinës. Blerina Lamçja kishte bërë një dozë të vaksinës anticovid në 19 Gusht të këtij viti, ndërsa dy javë më parë në 31 tetor ajo nuk u paraqit në punë për shkak të temperaturës së lartë dhe hemoragji të madhe
Sasia e lartë e gjakderdhjes detyroi familjarët të bëjnë apel për dhurim gjaku. Dhe koleget e saj u përgjigjën të parat.
Top Channel komunikoi me mjekët të cilët fillimisht e kanë pritur 40 vjeçaren në Elbasan dhe më pas e kanë dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar, sipas tyre për diagnozën trombocitopeni.
Më pas Lamçja rezultoi edhe pozitive me covid. Nga 150 mijë që është norma, niveli i trambiciteve të 40 vjeçares kishte rënë në 4000 ndërsa gjakderdhja ishte e gjithanëshme dhe e jashtëzakonshme, thonë mjekët.
Trombocitopenia mund të ketë shkaqe virale, gjenetike etj.
Top Channel