Festival zogjsh në Korçë/ Ekspozohen 700 zogj nga Shqipëria, Italia dhe Kosova

15/11/2021 16:08

700 zogj u ekspozuan në Korcë gjatë edicionit të 4 i festivalit të zogjve.

Këngët e tyre por edhe ngjyrat e bukura e tipare te tjera që i bëjnë aq të veçantë thyen heshtjen e sallës dhe tërhoqën jo pak vëmendje.

Një pjesë e konsiderueshme e tyre të sjellë nga Italia, të tjerë nga Kosova dhe Shqipëria por edhe kanarinat e Korçës u vendosën tek qyteza e fëmijëve me synimin për të rritur ndërgjegjësimin sidomos tek fëmijët për kujdesin dhe dashurin ndaj zogjve.

Korça nuk është një zgjedhje dhe aq rastësore e federatës së ornitologëve shqiptare organizatore të këtij festivali, pasi qyteti ndër vite ka qenë i njohur për kanarinat dhe mbajtjen e tyre në shtëpi madje aq e kultivuar ka qenë kjo traditë sa një lloj kanarine njihet si kanarinat e Korçës.

Pasioni për zogjtë është i veçantë dhe po i tillë është edhe kujdesi e përkushtimi që u nevojitet. Pas ekspozimit dy ditor në Korçë juria ka vlerësuar edhe fituesit sipas kategorive ndërsa në ditën e tretë festivali është hapur për publikun.

Top Channel