Në posterin promovues të serisë së dytë të “$NOB” shkruhej se “gjërat bëhen edhe më zi” dhe në fakt, ashtu ndodhi…

Tesa i tregon mikeshës sa saj, Sarës, se arsyeja pse gjendet ne vilë është për te mbledhur materiale të cilat mund t’i përdorë për të ëmën, të cilën e kanë hequr nga puna. Por a është Tesa e sinqertë? A është kjo arsyeja e vërtetë? Ky detaj nuk zbulohet.

$NOB – Episodi 2, sezoni 1: Çfarë ndodhi

I nevrikosur nga sherri me Endin, Franci është shumë gjëra, përveçse i qetë. Debati i tij me Xhesikën është me tension, ankth, lot, frikë dhe pasiguri. Pavarësisht të gjithave, ai është i bindur që ajo nuk ka ku shkon. Ndoshta gabohet…

$NOB – Episodi 2, sezoni 1: Çfarë ndodhi

Një festë e organizuar nga Joani mbledh të gjithë të rinjtë. Teksa disa kërcejnë buzë pishinës, Xhesika vendos të ndjekë zemrën dhe takohet me Endin. Sara dhe Bojkeni bisedojnë. Kristela vështron gjithë çfarë po ndodh, ndërsa Franci ka vetëm një qëllim: të zbulojë identitetin e vërtetë të “Robertës”. A ia del?

$NOB – Episodi 2, sezoni 1: Çfarë ndodhi

Për pak çaste, Xhesika kthehet në rrezik për Endin. Çfarë pa ajo? A do ia hedhë ai dhe të mos zbulohet? Të dy shkojnë në një pyll aty pranë – Xhesika e lumtur për të qëndruar pak me personin që do, ndërsa Endi për të shpërqëndruar vëmendjen e saj.

$NOB – Episodi 2, sezoni 1: Çfarë ndodhi

Ajo nuk është aq naive sa duket, mirëpo Endi e kupton shumë vonë. Siç mund ta keni parë edhe në trailer, dikush në pyll i ka duart me gjak. Endi! Çfarë do të ndodhë mes tij dhe Xhesikës? Presim episodin e tretë.

Seritë e “$NOB” ritransmetohen të mërkurën, ora 23:30 në Top Channel.

Top Channel