Balla përgëzon Kosovën për mbajtjen e zgjedhjeve vendore: Kulturë e theksuar demokratike

14/11/2021 22:21

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka përgëzuar popullin e Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve vendore me një kulturë të theksuar demokratike.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook deklaron se Urimet i shkojnë të gjithë kandidatëve fitues, nga parti të ndryshme politike: PDK (9 komuna), LDK (7 komuna), AAK (5 komuna), VV (4 komuna), NISMA (1 komunë).

Gjithashtu Balla ka bërë një urim të veçantë për fituesit e kryeqytetit, Përparim Ramën Kryetari i ri i #Prishtinë dhe Lumir Abdixhiku Kryetar i LDK.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Përgëzime popullit të Kosovës🇪🇺 për mbajtjen e zgjedhjeve vendore me një kulturë të theksuar demokratike. Urimet i shkojnë të gjithë kandidatëve fitues, nga parti të ndryshme politike: PDK (9 komuna), LDK (7 komuna), AAK (5 komuna), VV (4 komuna), NISMA (1 komunë). Urim i veçantë për fituesit e kryeqytetit, Përparim Ramën Kryetari i ri i #Prishtinë dhe Lumir Abdixhiku Kryetar i LDK.

Top Channel