Në frontin e luftës në Ukrainë, gratë e ushtrisë po luajnë role thelbësore në fushën e betejës kundër Rusisë.
Infektimet me Covid19 kanë zbritur gjatë 24 orëve të fundit ku pas 1590 testimeve kanë rezultuar me koronavirus 716 qytetarë, ndërsa dy të tjerë kanë humbur jetën.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret për përditësimin e doktrinës detare ku përshkruhen kufijtë detarë të vendit dhe NATO e Shtetet e Bashkuara konsiderohen si kërcënimet kryesore të Rusisë.
Sulmet ruse goditën qytetin portual të Mykolaiv në jug të Ukrainës gjatë natës, duke vrarë pronarin e një prej kompanive më të mëdha të prodhimit dhe eksportit të grurit në vend.
Në fillim faraoni e ndryshoi emrin e tij, nga Amenhotep IV në Akhenaten. Pastaj dekretoi një kryeqytet i ri të mbretërisë që duhej të ndërtohet larg të vjetrit. Në këtë qytet duhet të adhurohej vetëm një Perëndi, duke i braktisur të gjithë të tjerët:perëndinë e diellit Aten.
Manchester City e nisi me humbje sezonin e ri. Kampionët e Anglisë humbën 3-1 finalen e Superkupës me Liverpoolin, duke shfaqur probleme të mëdha në prapavijë.
Ukraina goditi të dielën selinë e flotës ruse në portin e Sevastolit në Detit të Zi, me një dron ku kishte të montuar sasi eksplozivi. Autoritetet ukrainase bënë të ditur se si pasojë e sulmit në qytetin e kontrolluar nga Rusia, të paktën pesë persona u plagosën. Sevastopoli është qyteti më i madh në Krime dhe një port i madh në Detin e Zi.
Një zëdhënës i presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se ka gjasa të mëdha që anija e parë me eksporte të drithërave të largohet nga Ukraina më 1 gusht.
Fifi është një artiste shumë e pëlqyer dhe e klikuar nga audienca që shpesh merr vëmendje me muzikën e saj, por gjithashtu dhe për jetën personale.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Serbia nuk ka qenë kurrë në një situatë më komplekse dhe më të vështirë sa sot kur bëhet fjalë për Kosovën.
Roberto Firminho i ka dhënë fund dilemave rreth së ardhmes. Juventusi tentoi ta transferonte në Serie A dhe ofroi 22 milionë euro për kartonin e sulmuesit brazilian, por drejtuesit e Liverpoolit refuzuan ofertën italiane.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në zyrë kryetarin e Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, me të cilin diskutuan rreth realizimit të aktiviteteve të ndryshme për të rinjtë, në fushën e inovacionit, artit, kulturës etj..
Qyteti jugor i Ukrainës, Mykolaiv është goditur nga bombardime të vazhdueshme gjatë gjithë natë, për pasojë ka mbetur i vrarë një ndër njerëzit më të pasur në vend.
Fiorentina nuk ka hequr dorë nga Nedim Bajrami. Klubi nga Firence po punon për të transferuar mesfushorin ofensiv të Empolit nën urdhrat e Vincenzo Italianos, i cili pëlqen shumë karakteristikat e 23-vjeçarit nga Tetova.
Policia ka publikuar momentin e arrestimit të Ramiz Micit, 37-vjeçari që vrau me thikë bashkëjetuesen Jetlira Elezin.
Leipzigu ka reaguar menjëherë pas humbjes së finales së Superkupës ndaj Bayern Munchen. Klubi gjerman ka prezantuar ditën e sotme David Raum, anësorin e majtë që debutoi me kombëtaren gjermane shtatorin e kaluar.
Maqedonia e Veriut brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 855 raste të reja me COVID-19, ndërsa 683 pacientë fituan betejën.
Jennifer Lopez u martua pak ditë më parë me aktorin Ben Affleck, në një ceremoni shumë private.
918 raste të reja me koronavirus një i vdekur janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Kelis, këngëtarja e njohur me emrin e plotë, Kelis Rogers-Mora ka akuzuar së fundmi divën e muzikës pop, Beyonce se ka vjedhur muzikën e saj për ta vendosur në albumin e sapo lansuar nga “Renaissance”.
Punëdhënësit nuk duhet të jenë për punonjësit si prindërit për fëmijët, gjithmonë mbrojtës dhe duke i ndihmuar.
Real Madrid ka një kontingjent të pasur lojtarësh në përbërje. Disa prej tyre duhet të largohen për t’i sjellë klubit të ardhura që mund të përdoren për ndonjë investim tjetër në merkato.
Edhe pse noti është një mënyrë e shkëlqyer ushtrimesh që mund të djegë kalori dhe të ndikojë pozitivisht në punën e zemrës dhe sistemit kardiovaskular, ka edhe disa disavantazhe, veçanërisht kur notoni në pishinë.
Grupi parlamentar i PD-së ka kundërshtuar rrëzimin e kërkesës për ngritjen e Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike duke e dërguar në Gjykatën Kushtetuese.
Ditën e djeshme alpinistja, Uta Ibrahimi i ka dhënë fund beqarisë në një ceremoni me miqtë e të afërmit.
Ramiz Mici, 37-vjeçari që vrau bashkëjetuesen e tij një ditë më parë në lagjen “Skënderbej” në Elbasan është arrestuar.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi gjatë një konference për media sot se nuk ka vend për tensione e destabilizim të situatës për shkak të vendimit të nesërm për reciprocitet të letërnjoftimeve dhe hapjes së afatit për regjistrim të automjeteve me targat RKS.
Zjarri në zonën e malit të Sopotit në Dropull vijon të jetë aktiv, ndërsa ka nisur ndërhyrja nga ajri.
Ndarja nga partneri është një proces që kërkon kohë të kalojë. Është e kuptueshme që ndjenjat nuk shkëputen në momentin që ndodh ndarja.
Përhapja e shpejtë e lisë së majmunit në New York ka bërë që autoritet të shpallin një emergjencë të shëndetit publik duke e quajtur qytetin “epiqendrën” e shpërthimit.
Chelsea është shumë pranë nënshkrimit të Gabriel Slonina. Portieri 18 vjeçar luan në Amerikë me Chicagon dhe në garë gjithashtu për Sloninën është edhe Real Madrid.
Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lansojë projekte shumë të veçanta.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka rezultuar sërish pozitiv për COVID-19, njoftoi të shtunën mjeku i Shtëpisë së Bardhë.
Pas dy vitesh të vështira pandemie, turizmi në Qipro po ringjallet sërish, numri i vizitorëve është shtuar ndjeshëm, por mungon një element kryesor, turistët rus.
Pasi reduktoi të mërkurën sërish dërgesat e gazit përmes Nord Stream 1 kompania ruse e energjisë Gazprom ndërpreu furnizimin me gaz për Letoninë.
Pavarësisht vështirësive ekonomike, Barcelona është padyshim skuadra që është përforcuar më shumë, teksa tashmë trajnerit Xavi Hernandez do t’i dalë për detyrë të përzgjedhë më të mirët për të luajtur në fushë, pasi alternativat janë të shumta.
Portieri polak Lukasz Skorupski është shndërruar në një titullar i padiskutueshëm te Bologna, teksa shpesh është bërë protagonist me pritjet e tij në ndeshjet e kampionatit italian.
Më shumë se 600 atletë nga 37 vende të Evropës u bënë bashkë në Pogradec ku është organizuar për herë të parë një Maratonë Ndërkombëtare e certifikuar nga Federata Botërore e Atletikës.
Për dy net rresht turistë të shumtë që po pushojnë në Vlorë gjatë këtyre ditëve, por dhe qytetarë të vendit bregdetar patën mundësinë të shijojnë nga afër këngë të polifonisë labe.
Policia Kufitare e Vlorës ka shtuar masat përgjatë vijës bregdetare nga gjiri i Vlorës deri në Sarandë.
Zjarri në Dropull është vënë nën kontroll, ndërsa në zonë janë forca të ushtrisë dhe bashkisë.
Kryeministri Albin Kurti, ka mbajtur takimin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, për të diskutuar rreth gjendjes së sigurisë në vend dhe për t’i bashkërenduar aktivitetet ndërinstitucionale në funksion të zbatimit të ligjshmërisë dhe të sundimit të ligjit në vend.
Beatrix Ramosaj është një nga emrat më të përfolur të momentit të showbiz-it shqiptar. Këngëtarja e njohur shqiptare ka pasur një karrierë të gjatë, por vëmendjen më të madhe e mori me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP”.
11 vatra zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, ndërsa tre janë aktualisht aktive.
Rasti i parë i lisë së majmunit është konfirmuar në Mal të Zi.
Zjarri po shkon drejt shuarjes në lartësitë e fshatrave të Dropullit, aty ku një ditë me parë kërcënoi prona dhe banesa në të paktën 5 fshatra.
Shoferët vijojnë ende të shkelin rregullat e qarkullimit rrugor gjatë përditshmërisë.
Një 25-vjeçar shqiptar humbi jetën këtë të shtunë pasi u rrëzua nga çatia e një magazine ku kultivohej kanabis në komunën e Alaquàs në Valencia të Spanjës.
Reali i Madridit triumfon me rezultatin 2-0 ndaj Juventusit në miqësoren e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Emanuele Ndoji ka lënë tërësisht pas krahëve dëmtimin dhe po rikuperon terrenin e humbur te Brescia ku u rikthye këtë verë pas një huazimi po në Serinë B.
115 persona janë arrestuar gjatë një jave në vendin tonë, ndërsa 25 janë shpallur në kërkim.
Giacomo Raspadori një hap larg Napolit. Sulmuesi 22-vjeçar italian shihet si njeriu i duhur për të rinovuar ekipin dhe për të zëvendësuar Dries Mertens, teksa java e ardhshme duket e duhura për të kompletuar transferimin.
Në veri të Kosovës, dy ditë para nisjes së zbatimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa me emra të qyteteve të Kosovës dhe lëshimit të një dokumenti për hyrje-dalje për shtetasit serb, u shfaqën disa pankarta dhe fletushka me mesazhin: “Nuk ka dorëzim, letërnjoftimet serbe do të mbeten”.
Vëllai i 37-vjeçares Jetlira Elezi, e cila u masakrua me thikë nga bashkëjetuesi një ditë më parë ka paralajmëruar se do të hakmerret për të.
Lufta e Rusisë në Ukrainë – e nisur më 24 shkurt – ka lënë dhjetëra-mijëra njerëz të vdekur, ka zhvendosur miliona të tjerë dhe ka nxitur krizë ekonomike në gjithë botën.
Kosova prej ditës së nesërme do të fillojë zbatimin e reciprocitetit me Serbinë dhe fillimin e regjistrimit me targa RKS për automjetet me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”.
Zjarret vijojnë ende në Dropull duke djegur dhjetëra hektarë tokë.
Pas kthimit te termocentralet me qymyr, qeveria gjermane po shqyrton mbajtjen e centraleve bërthamore. Synimi është shmangia e krizës energjetike në dimër.
Vendi ynë edhe këtë të diel do të mbizotërohet nga temperatura të larta.
Një gazetare u detyrua të ndryshonte veshjen e saj ndërsa merrte pjesë në ekzekutimin e një të dënuari me vdekje në Alabama pasi zyrtarët e burgut thanë se fustani i saj ishte shumë i shkurtër.
Beyonce, pas gjashtë vitesh, ka publikuar albumin e saj të ri.
Spektakël, raste të humbura dhe plot 8 gola të shënuar në “Red Bull Arena”, por në fund është Bayerni që triumfon në trofeun e parë sezonal, duke ngritur lart Superkupën e Gjermanisë.
Presidenti Joe Biden doli pozitiv në testin për Covid 19 përsëri të shtunën, pak më shumë se tre ditë pasi doli nga izolimi për shkak të koronavirusit, tha Shtëpia e Bardhë, në një rast të rrallë “riinfektimi” pas trajtimit me një ilaç antiviral.
Kur automjetet e para të blinduara të ushtrisë pushtuese ruse arritën në zemër të centralit bërthamor të Çernobilit pasditen e 24 shkurtit, ata u ndeshën me një njësi ukrainase të ngarkuar me mbrojtjen e objektit.
Pushues shqiptarë dhe të huaj po e kalojnë këtë fundjavë në bregdet, teksa temperaturat vazhdojnë të jenë të larta.
Mediat ruse vijojnë të tregojnë valën e mbështetjes vendase për Vladimir Putin dhe sulmin e tij ndaj Ukraine duke shfaqur njerëz që damkosen me simbolin ‘Z’ duke përdorur hekur të nxehtë.
Një fytyrë që dridhet, dy duar shtytëse dhe një zemër e thjeshtë rozë. Këto janë vetëm disa nga emoji-t që do të miratohen këtë shtator.
Kievi ka kërkuar që Moska të mbahet përgjegjëse për një sulm me raketa ndaj një burgu të mbikëqyrur nga Rusia në Ukrainën lindore, sulm gjatë të cilit u vranë disa dhjetëra të burgosur lufte, shtetas ukrainas.
Një trafik i rënduar paraqitet këtë të shtunë në mbrëmje në aksin rrugor Korçë-Pogradec.
Guvernatori i Kentakit Andy Beshear tha të shtunën se mund të nevojiten disa javë për të gjetur të tjerë viktima të mundshëm të përmbytjeve të rrëmbyeshme që goditën rajonin e Apalaçias.
Një makinë ka marrë flakë këtë pasdite në Rrugën e Kombit.
Trofenë e parë sezonal në futbollin elitar anglez e fiton Liverpooli. Në përplasjen mes gjigantësh në “King Power Stadium”, në finalen e Community Shild “The Reds” mposhtën 3-1 Manchester City-n, rivalin e madh që u rrëmbeu titullin e Premier League-s vetëm në javën e fundit.
Dua Lipa tërhoqi vëmendjen teksa doli në skenë të premten, për ditën e dytë të festivalit vjetor katërditor të muzikës, të mbajtur në Grant Park në Çikago, Illinois.
Ballonë shumëngjyrësh mbushën sot diellin e New Jersey, SHBA në hapjen e festivalit të 39 të përvitshëm të ballonëve që është eventi më i madh i këtij lloji në Amerikën e Veriut.
Rënia e euros nuk ka të ndalur në tregun vendas. Monedha evropiane ka arritur nivele të reja të minimumit historik duke u këmbyer me 116.6 lekë.
Ekonomia shqiptare do të ngadalësohet këtë vit si pasojë e luftës në Ukrainë. Janë këto parashikimet e agjencisë ndërkombëtare të vlerësimit Standard & Poor’, e cila edhe në rishikimin e saj të fundit për ekonominë e vendit konfirmon vlerësimin aktual në B+ dhe me perspektivë të qendrueshme.
Mbështetës të klerikut të fuqishëm iraken Moqtada Sadr depërtuan në zonën e fortifikuar “Të Gjelbër” dhe pushtuan sërish parlamentin, duke thelluar krizën politike në vend.
15 vite më parë, në vitin 2007, autoritetet e Estonisë në kryeqytetin Talin, vendosën të hiqnin një memorial sovjetik të Luftës së Dytë Botërore nga qendra e kryeqytetit. Qeveria ruse kishte paralajmëruar se heqja e statujës do të ishte “katastrofike për estonezët”.
Sezonin e kaluar ishte pa dyshim një nga sulmuesit më të mirë në Europë: shënoi 21 gola në Erdivisie, 2 në Kupën e Holandës dhe 11 në Champions League.
Një banor i fshatit Frashtan është asfiksuar si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë këtë të shtunë Dropullin, në jug të vendit.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një shkrimi të gjatë për njoftimin e Autoritetit të Dosjeve se ka zbuluar një bashkëpunëtor të ish-Sigurimit të Shtetit me inicialet I.M.
Një stilist flokësh në Turqi i refuzuar nga e dashura e tij, e kishte bindur atë të takoheshin një herë të fundit, kur dhe e qëlloi tre herë me armë teksa ishte ulur në makinën e saj.
Zjarret në Dropull po shkaktojnë një situatë kritike pasi flakët po përparojnë drejt zonave të banuara.
Një i dënuar me vdekje në SHBA që ka ngrënë tre herë “vaktin e fundit” pritet të ekzekutohet pasi i ka shpëtuar tre datave të mëparshme ekzekutimi.
Dy qytetarë kanë humbur betejën me koronavirusin, ndërsa janë regjistruar 1.019 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.
Asnjë nuk e do Cristiano Ronaldon, por pse? Është kjo pyetja që shtron e përditshmja spanjolle Marca.
Einxhel Shkira dhe Dj Dagz u njohën me njëri-tjetrin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe që pas daljes nga reality show, duket se marrëdhënia e tyre vetëm është forcuar.
Me tatuazhet e saj, flokët biondë dhe bluzën e grisur, ajo duket si një vajzë ‘e fortë’ dhe aktive që ka jetuar gjithmonë në SHBA.
Mandy Moore dhe bashkëshorti Taylor Goldsmith njoftuan se janë në pritje të fëmijës së dytë.
Kompania kanadeze Centerra Gold ka hequr dorë nga miniera ‘toksike’ Kumtor në Kirgistan
Një shtetas suedez është arrestuar në Iran nën akuza për spiunazh, raportoi media shtetërore iraniane, pa dhënë detaje për identitetin e të dyshuarit apo datën se kur është arrestuar.
Kejvina Kthella është vazhdimisht aktive në rrjete sociale, ku poston momentet e udhëtimet e saj.
Presidentja Vjosa Osmani deklaroi se është rikonfirmuar qëndrimi amerikan se ata nuk shtyjnë përpara asnjë zgjidhje në raport me Serbinë që do ta prekte integritetin territorial dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.
Një helikopter është regjistruar në momentet dramatike kur pas përplasjes me pemët në faqen e një mali, humbi helikën e pasme dhe ra duke shpërthyer në flakë gjatë një operacioni shpëtimi në rezort skish në Gjeorgji.
Gruaja që e akuzoi Bob Dylanin për abuzim seksual me të në vitin 1965, kur ajo ishte 12 vjeçe, ka hequr dorë nga rasti, raporton Billboard.
Dinamo e Kievit eliminoi Fenerbahcën në turin e dytë të Champions League. Sfida e parë përfundoi në barazim pa gola, ndërsa dueli i kthimit në Stamboll u fitua 1-2 nga ekipi ukrainas, që do të sfidojë austriakët e Sturm Graz në raundin e tretë.
Në pamje shihen momentet e guximshme kur një fermer lufton zjarrin në një fushë në jug të Londrës teksa kërcënonte shtëpitë aty pranë.
Cristiano Ronaldo ka njoftuar se do t’i bashkohet Manchester United për miqësoren e fundit parasezonale kundër Rayo Vallecanos, në “Old Trafford”, të dielën.