Beyonce, pas gjashtë vitesh, ka publikuar albumin e saj të ri.

Artistja njoftoi fansat se albumi i saj i shtatë “Renaissance”, është tashmë në treg. Dhe njoftimin, ajo s’mund ta jepte në një mënyrë të zakontë.

Këngëtarja ka postuar dy foton, në njërën prej të cilave shfaqet duke pozuar topless, e ulur në një fron.

Në foton tjetër, ajo ka vendosin mbishkrimin: albumi është publikuar dhe ju të gjithë po prisnit kohën e duhur në mënyrë që të gjithë të shijoni së bashku.

Në këtë album të ri, i realizuar gjatë pandemisë, artistja ka dashur të eksplorojë tingullin e saj në një mënyrë krejtësisht të hapur dhe eksperimentale, pa e humbur thelbin e saj, ndërkohë që nuk mungon as atmosfera nga vitet ’80.

Ajo ia ka kushtuar “Renaissance” xhaxhait të saj të ndjerë Johnny dhe thotë se ai ishte frymëzimi pas pjesës më të madhe të muzikës.

Ajo shkroi në platformën e mediave sociale se Johnny ishte njeriu më i afërt në botë për të.

Albumi përfshin dhe bashkëpunime me artistë të tjerë si: Beam dhe Grace Jones dhe Tems, si dhe referenca për zëra të tjerë të mëdhenj si Giorgio Moroder dhe Nile Rodgers dhe Drake.

Top Channel