Nga kontrata e shkruar në një pecetë te presioni për të kaluar te Reali, si Jorge Messi udhëhoqi të birin drejt karrierës së tij ikonike 09/08 11:22
Një trafik i rënduar paraqitet këtë të shtunë në mbrëmje në aksin rrugor Korçë-Pogradec.
Një maratonë vrapimi, ka shkaktuar radhën kilometrike të mjeteve në rrugë.
Qytetarët kanë dërguar në redaksinë e Top Channel pamjet nga trafiku teksa shprehen të shqetësuar pasi kanë orë që presin në rrugë.
Për shkak të këtij aktiviteti, janë bllokuar të gjitha akset hyrëse e dalëse të qytetit, përfshirë aksin nacional duke shkaktuar radhë kilometrike.
Aktualisht trafiku është i bllokuar nga Lini deri në dalje te Pogradecit. Nisur nga fundjava, qyteti ka qenë i ngarkuar me turistë, të cilët kanë qëndruar mbi katër orë të bllokuar, pa mundur të dalin.
Top Channel