Bëri shumë për rajonin e Mykolaiv/ Vritet nga bombardimet ruse një ndër njerëzit më të pasur të Ukrainës

31/07/2022 15:21

Qyteti jugor i Ukrainës, Mykolaiv është goditur nga bombardime të vazhdueshme gjatë gjithë natë, për pasojë ka mbetur i vrarë një ndër njerëzit më të pasur në vend.

BBC shkruan se biznesmeni Oleksiy Vadatursky, 74 vjeç humbi jetën së bashku me gruan e tij Raisa, pasi raketat goditën banesën e tyre.

Vadatursky zotëronte Nibulon, një grup i përfshirë në eksportet e grurit, njëkohësisht ai kishte marrë edhe çmimin “Hero i Ukrainës”.

Kryetari i bashkisë së Mykolaiv, Oleksandr Senkevych tha se sulmet ruse të fundit konsiderohen si më të rëndat deri më tani.

Bombardimet kanë shkatërruar një hotel, kompleks sportiv, dy shkolla, një servis dhe banesa.

Udhëheqësi i rajonit Vitaliy Kim deklaroi se Vadatursky bëri shumë për rajonin e Mykolaiv dhe shumë për Ukrainën.

Kontributi i tij në zhvillimin e industrisë bujqësore dhe të ndërtimit të anijeve, zhvillimin e rajonit është i paçmuar”, tha ai.

Top Channel