Vijojnë zjarret në Dropull, flakët rreth 200 m larg banesave në fshatin Grapsh

31/07/2022 09:00

Zjarret vijojnë ende në Dropull duke djegur dhjetëra hektarë tokë.

Flakët gjenden tani rreth 200 m larg banesave në fshatin Grapsh. Zjarrfikëse nga i gjithë qarku janë angazhuar në shuarjen e flakëve por era po e çon zjarrin drejt fshatit. Ndërhyrjet nga ajri kanë vijuar deri në perëndim të diellit por në mbrëmje nuk ka qenë e mundur të vijohet me operacionin.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel