Vrasja e Jetlirës nga bashkëjetuesi/ Vëllai i viktimës kërcënon autorin: Të njëjtën vuajtje do kesh edhe ti!

31/07/2022 09:35

Vëllai i 37-vjeçares Jetlira Elezi, e cila u masakrua me thikë nga bashkëjetuesi një ditë më parë ka paralajmëruar se do të hakmerret për të.

Në një reagim të bërë në rrjete sociale ai i është drejtuar autorit Ramis Mici, e duke i thënë publikisht se do t’i vrasë të afërmit e tij.

Reagimi i vëllait të viktimës:

U prefsh npaqe o Ramiz Mici u preft npaqe familia jote fmit e tuj. Po ju them Juve u prefshit npaqe se smund tja them motres time qe ti I ngule thiken sot. Po ja u them juve si familje sepse pa ti vra 4 pjestar familje as ke varri skam per ti shku nese sju vras…ke 4 njolla gjaku ktu nfoto qe kto 4 njolla gjaku qe ti I derdhe nga motra ime d’un 4 koka nga familja jote…

Vrapo ti arratisu ti po mor po po du ta di se per sa koh do vraposh….familja jote do pergjigjet me gjak e me kok robi nga un do e marr hakun i vetem un mor po er po vrapo ti po ky gjak qe esht derth ktu esht i imi i idhet apo i omel osht i imi…. po vrapo ti vrapo ik deri ku do shkosh sa tmarr un informacjon ku rri e ha familja jote vrapo ti se dhe un kur tvi per ti vra me vrap do vi…

Skam ca hum un mor  ate burrnin qe ti paske pas Fiksoje ket daten e sotme se te afermit e mi po vujn tgjith nga ajo qe ti shkaktove sot… Po mos harro ere se te njejten vujtje do kesh dhe ti. sa ta marr vesh ku jeni tu honger buk direkt kam me ardh se mzin gjaku e shpirti per mrena 4 koka e maje men …

Kujtojmë se Elbasani u trondit një ditë më parë nga vrasja e ndodhur në lagjen “Skënderbej”, ku Ramis Mici i mori jetën bashkëjetueses për shkaqe xhelozie.

Ata jetonin në lagjen “Skënderbej” prej 4 muajsh në një banesë me qira. 37-vjecarja ishte e divorcuar dhe kishte dy fëmijë nga martesa e parë. Edhe autori i vrasjet ishte i divorcuar dhe kishte dy fëmijë nga martesa e mëparshme.

Mësohet se para pesë ditësh, kishte ndodhur një sherr mes tyre dhe 37-vjeçari e kishte dhunuar bashkëjetuesen. Viktima kishte kërkuar ndihmë në polici dhe ishte pajisur me urdhër-mbrojtje.  Prej asaj dite, ata jetonin në të njëjtën shtëpi por me dhoma të ndara.

Ditën e vrasjes,  37-vjeçarja do të ikte nga banesa pasi kishte gjetur shtëpi tjetër, edhe pse nuk mundi dot të largohej.

Fatmirësisht dy fëmijët e mitur nuk kanë qenë në banesë në momentin e krimit. Nisur nga situata e rëndë me bashkëjetuesin Jetlira kishte dërguar fëmijët tek babai i tyre.

Ndërkohë, policia është vënë në ndjekje të autorit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes pasi ka kryer krimin.

Top Channel