Nis në New Jersey festivali madhor i ballonëve me ajër të nxehtë (fotot)

30/07/2022 19:45

Ballonë shumëngjyrësh mbushën sot diellin e New Jersey, SHBA në hapjen e festivalit të 39 të përvitshëm të ballonëve që është eventi më i madh i këtij lloji në Amerikën e Veriut.

New Jersey Lottery Festival  kryhet në fushat prane aeroportit te Solberg dhe vijon deri të dielën, teksa ka gjithashtu në program koncerte, ekzibicione e panaire vendase.

Dhe sigurisht janë rreth 100 ballonë gjigantë që do të ngrihen masivisht në qiell duke krijuar spektaklin e pritur nga pjesëmarrësit.

Grupet e stafit nisin të fryjnë ballonët e tyre me ajër të nxehtë që dalëngadalë ngrihen drejt qiellit.

Pjesëmarrës të ndryshëm mund të blejnë bileta për xhiron e tyre me ballon që kushton rreth 30 deri në 40 dollarë.

FOTO GALERI
1/14
Ballonë shumëngjyrësh mbushën sot diellin e New Jersey, SHBA në hapjen e festivalit të 39 të përvitshëm të ballonëve

Top Channel