Rasti i parë i lisë së majmunit është konfirmuar në Mal të Zi.

Laboratori i Departamentit të Diagnostifikimit Molekular të Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi zbuloi në bashkëpunim me Institutin e Virologjisë, vaksinat dhe serumet “Torlak” dhe konfirmoi rastin e parë të lisë së majmunit në Vërnja Gorë.

Mali i Zi i është bashkuar listës së 79 vendeve ku është regjistruar kjo sëmundje.

Sipas medias së huaj, instituti tha se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për pacientin dhe kontaktet e tij, me qëllim parandalimin dhe frenimin e përhapjes së sëmundjes infektive.

Gjithashtu, të gjitha institucionet kompetente janë informuar në përputhje me protokollet kombëtare dhe ndërkombëtare. Rasti i regjistruar është shtetas malazez dhe është në gjendje të mirë, sipas njoftimit.

Instituti për Shëndetin Publik në Mal  të Zi apelon qytetarët që të respektojnë masat parandaluese higjieno-epidemiologjike dhe të respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore.

Lija e majmunëve zakonisht fillon me ethe, dhimbje muskujsh, lodhje dhe dhimbje koke, dhimbje të fytit dhe kollë. Gjithashtu, mund të ketë rritje të nyjeve limfatike (limfadenopati). Në një periudhë prej 1 deri në 3 ditë (ndonjëherë më gjatë) pas fillimit të temperaturës, pacienti zhvillon fruthin, i cili shpesh fillon në fytyrë (në 95 për qind të rasteve) dhe më pas përhapet në pëllëmbë dhe shputa në 70 për qind të rasteve.  Ka raste që përhapet edhe në pjesë të tjera të trupit si mukoza e gojës apo organet gjenitale.

Sipas informacioneve sëmundja zakonisht zgjat 2 deri në 4 javë.

 

Top Channel