Debutim spektakolar i Nunez, Liverpooli fiton trofeun e parë sezonal

30/07/2022 20:16

Trofenë e parë sezonal në futbollin elitar anglez e fiton Liverpooli. Në përplasjen mes gjigantësh në “King Power Stadium”, në finalen e Community Shild “The Reds” mposhtën 3-1 Manchester City-n, rivalin e madh që u rrëmbeu titullin e Premier League-s vetëm në javën e fundit.

Rrëmbeu skenën blerja më e re e Liverpoolit, Darwin Nunez, që fitoi një 11-metërsh dhe realizoi golin e tretë për “The Reds”.

Debutim i hidhur për Erling Haaland, që edhe pse i pati rastet, nuk arriti të shënonte, madje në shtesë goditi traversën.

E zhbllokoi takimin Trent Alexander-Arnold në minutën e 21-të, ndërsa në të 70-tën barazoi Alvarez. Ndeshja u bë më emocionuese në fundin e saj, me Salah që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë në të 82-tën. Në minutat shtesë Nunez, që fitoi penalltinë e Liverpoolit, realizoi golin e fundit të sfidës, duke i siguruar për herë të 16-të Liverpoolit Community Shield, trofeun e vetëm që i mungonte trajnerit Jurgen Klopp dhe që “The Reds” e kishin fituar për herë të fundit në vitin 2006.

Liverpool – Manchester City 1-0 (Alexander-Arnold 21′, Salah 82′, Nunez 90+4’/ Alvarez 70′)

90+6′ – Edhe fati nuk është me City-n, Haaland me portën bosh godet traversën.

90+4′ – Gooool! Mbyllet praktikisht ndeshja. Darwin Nunez realizon golin e tretë për Liverpoolin, City s’mund të bëjë më asgjë, 3-1.

87′ – Moment i mirë për Liverpoolin, Nunez për pak shënon me kokë.

80′ – Goooool! Kundërsulm i shpejtë i Liverpoolit, Darwin Nunez godet me kokë, por topi ndërpritet me dorës nga Diaz. Vetëm pas disa minutash, kryesori sheh pamjet në sistemin Var dhe akordon 11-metërsh. Goditjen e merr përsipër Salah, 2-1.

70′ – Goooooool! Pas shumë përpjekjesh, Cityzens arrijnë ta dërgojnë topin në rrjetë, i konfirmuar vetëm pas disa minutash nga sistemi VAR. Nuk kishte pozicion jashtë loje, as ndërhyrje të gabuar ndaj portierit Adrien.

64′ – Çfarë humbet Darwin Nunes, përballë Ederson, godet fytyrën e portierit.
00:10

47′ – Pjesa e dytë nis me rast për City-n, Rodri asiston Mahrez, që godet dobët, pret Adrien.

45′ – Mbyllet pjesa e parë, lojë plot ritëm nga gjigantët e Premier League-s.

40′ – Asist perfekt i De Bruyne për Mahrez, goditja e marokenit e lehtë për Adrien.

34′ – Del më në fund në skenë me prepotencë Haaland, por bën mrekullinë Adrien.

21′ – Goooooool! Zhbokohet sfida, Trent Alexander-Arnold befason portierin Ederson.

14′ – Kros perfekt nga Alexander-Arnold për Henderson, vetëm rrjetë e jashtme.

8′ – De Bruyne shfaqet rrezikshëm pranë zonës së Liverpppolit, godet nga distanca, por van Dijk devijon lehtë, topi përfundon rrjetë e jashtme.

3′ – Shpërthen Salah nga e djathta, futet në zonë, shmang një kundërshtar, godet, por vetëm rrjetë e jashtme.

Formacionet:

Liverpooli: Adrian, Alexander-Arnold T., Diaz L., Fabinho, Firmino R., Henderson J., Matip J., Robertson A., Salah M., Thiago, van Dijk V.

Manchester City: Ederson, Ake N., Cancelo J., De Bruyne K., Dias R., Grealish J., Haaland E., Mahrez R., Rodri, Silva B., Walker K.

Top Channel