Në pritje të fëmijës së dytë, Mandy Moore rrëfen vështirësitë për shkak të sëmundjes së rrallë autoimune

30/07/2022 17:02

Mandy Moore dhe bashkëshorti Taylor Goldsmith njoftuan se janë në pritje të fëmijës së dytë.

Artistja zbuloi se do të ketë një lindje pa mjekim kur të sjellë në jetë djalin e saj këtë vjeshtë.

Në një intervistë për “Today Parents ” të publikuar të premten, 38-vjeçarja u shpreh se nuk do të ndjekë procedurën e epiduralit gjatë lindjes për shkak të një çrregullimi autoimun.

Moore dhe bashkëshorti i saj Taylor Goldsmith janë tashmë prindër të djalit 17-muajsh Gus, të cilin ajo gjithashtu e lindi pa mjekim për shkak të sëmundjes.

“Trombocitet e mia janë shumë të ulëta për një epidural”, tha Moore. “Ishte e tmerrshme. Por jam e gatshme ta bëj sërish”.

Më herët, këngëtarja tha se pritja e ëmbël po shkon mirë.

“Thjesht duhet të vazhdoj të kontrolloj gjakun tim, nivelet e mia të trombociteve gjatë shtatzënisë. Ato janë të ulëta, por kanë qenë gjithmonë të ulëta. Por unë jam mirë. Gjithçka është mirë”, tha Moore.

Sipas Mayo Clinic, çrregullimi mund të “çojë gjakderdhje, për shkak të niveleve jashtëzakonisht të ulëta të trombociteve, qelizat që ndihmojnë në mpiksjen e gjakut”. Gratë shtatzëna që vuajnë nga ITP janë në një “rrezik më të madh të gjakderdhjes së rëndë gjatë lindjes”, sipas klinikës.

Në një intervistë me Today Parents në fillim të këtij muaji, Moore foli për vendimin e saj për t’i dhënë fund turneut të saj In Real Life herët ndërsa përgatitet të mirëpresë fëmijën e saj të dytë.

Top Channel