19:45
Zbulim i madh i studiuesve/ Ja ilaçi që pritet të ndalojë përgjithmonë transmetimin e covid
Një zbulim jashtëzakonisht i rëndësishëm, i cili duket se do të ndryshojë mënyrën e trajtimit të Covid-19, vjen nga Italia fqinje. Tre shkencëtarë të dalluar, njëri nga Instituti Italian i Teknologjisë (IIT), i dyti nga Universiteti i Milanos dhe i treti nga Instituti “SSSA” i Pizës, gjetën një mënyrë për të bllokuar hyrjen e koronavirusit, por edhe mutacionet e tij, në qelizën njerëzore. Sipas studiuesit italian të “IT”, Angelo Retziani, i cili foli ekskluzivisht për Zougla.gr dhe gazetarin Christos Mazanis: “Pas këtij zbulimi hapet rruga për zhvillimin e një ilaçi shumë të ndryshëm që mund të ndalojë transmetimin dhe për rrjedhojë, shfaqja e koronavirusit te njerëzit”.