Rriten çmimet, më pak blerje/ Ankohen konsumatorët në Lezhë për produktet e fundvitit

22/12/2021 12:12

Atmosfera e festave po ndihet në qytetin e Lezhës, e ndërsa sa i takon tregut ushqimor festat nuk ndihen fare.

Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore në prag festash është një tradite e vazhdueshme ne vendin tonë, duke rënduar xhepat e qytetarëve në produktet e domosdoshme në tavoline si frutat apo perimet.

E ndërsa tregtaret shprehen se ka një ulje te ndjeshme të kërkesës për blerje edhe pse na ndajnë pak ditë nga Krishtlindjet.

Edhe ky prag festash i ka gjetur qytetaret lezhjane me çmime më të larta në produktet ushqimore duke bërë më të vështirë festimin e festave të fundvitit.

Top Channel