Turqit “do pushtojnë” Selanikun pas festave, grekët i kap “tmerri”!

22/12/2021 14:32

Forcat e armatosura greke janë në gatishmëri të lartë nga mundësia e një provokimi turk nga Evrosi, në Egje e zonën ekonomike të Qipros, shkruan gazeta To Vima e cila citon gjeneralin Konstantinos Floros të bëjë thirrje për vigjilencë maksimale.

Trupat tona nuk pushojnë kurrë, as për festa kombëtare. Në fund të fundit, turqit e kanë shkelur vazhdimisht marrëveshjen Papulias-Jilmaz, e cila garanton shmangien e provokimeve gjatë festave fetare dhe muajve të verës”, u shpreh ai.

Sipas Floros, me situatën e renduar aktuale në Turqi ku lira është zhvlerësuar shumë kundrejt dollarit dhe turqit po përballjen me një mjerim ekonomik, ka shumë mundësi që Erdoani të reagojë. Edhe ministri grek i mbrojtjes, Nikos Panagiotopoulos u shpreh se Turqia do të tentojë menjëherë pas pushimeve të nisë anije me refugjatë të huaj apo të rifillojë kërkimet për hidrokarbure.

Në fund të nëntorit, një anëtar i komitetit qendror të partisë “AKP” të Rexhep Tajip Erdoganit shkaktoi shqetësim në Greqi kur lëshoi kërcënime për lyftë ndaj Athinës.

Greqia thotë se do të lëshojë raketa. Le të shohim se çfarë ndodh. Pas 5 orësh, ne jemi në Selanik e për 5 orë jemi në Athinë, cfarëdo që ata të bëjnë”, ishte komenti i tij.

Një ditë më parë, këshilltari i Erdogan, Yiğit Bulut iu rikthye kërcënimeve ndaj Greqisë duke thënë se “nëse struktura perandorake botërore vazhdon të sulmojë kombin e madh turk në çdo fushë, atëherë kombi i madh turk do të kthehet në kufijtë e Betimit Kombëtar” , deklarata e vitit 1920, e gjashtë pikave të nacionalistëve turq që përcaktojnë kufijtë e Republikës së ardhshme turke e përfshinte veç të tjerash dhe Selanikun

Top Channel