Top Channel vazhdon traditën e përvitshme për të shpallur Njeriun e Vitit, përmes një sondazhi. Prej disa javësh kemi mbledhur sugjerimet tuaja.

Si propozim i publikut vjen mjeku Ilir Alimehmeti për aktivitetin e tij publik në informimin dhe ndërgjegjësimin e shqiptarëve për pandeminë e Covid 19. Nga ana tjetër, opinionisti Alfred Cako, i votuar nga ata që pëlqejnë teoritë konspirative.

Në sondazh, renditet Armando Broja, futbollisti që po shënon histori suksesi në kampionatin anglez, Briken Çalja që u shpall nënkampion bote, xhudistet nga Kosova Distria Krasniqi, kampione e Europës dhe Nora Gjakova, që mori medalje të artë në lojërat olimpike të Tokios.

Propozimet më të shumta të publikut vijnë nga politika. I pari është kryeministri Edi Rama më pas kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Sali Berisha, i angazhuar në betejën politike brenda opozitës.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, që ka dominuar zhvillimet politike në mbrojtje të vlerave demokratike në Shqipëri.

Nga Kosova, Albin Kurti kryeministri që sërish arriti të fitojë zgjedhjet, Përparim Rama, kryebashkiaku i ri i Prishtinës dhe Shaip Kamberi, deputeti shqiptar i Luginës së Preshevës.

Publiku ka përzgjedhur këngëtaren Fifi, Dom Arjan Dodaj, kleriku që u emërua nga Papa Francesku, Arkipeshkvi i parë shqiptar në Tiranë e Durrës. Arjan Sala, roja që u vetësakrifikua teksa shpëtoi nga flakët 25 kolegët e tij dhe u shpall “Dëshmor i Kombit”.

Ju mund të votoni në Njeriun e Vitit 2021, në web-in e Top Channel një nga personazhet e përmendur ose të zgjidhni një emër të ri.  Fituesi do të shpallet në edicionin kryesor të lajmeve më 31 dhjetor.

Për të votuar duhet të klikoni këtu:

Personazhi i Vitit 2021

 

Top Channel