Mori lekët për të rregulluar fasadën e pallatit dhe ‘ia mbathi’, arrestohet 45-vjeçari në Tropojë

22/12/2021 12:53

Një 45-vjeçar, nën akuzë për mashtrim u arrestua këtë të mërkurë në Tropojë.

45-vjeçarit me iniciale F.M., Gjykata e Rrethit Tropojës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi në 17 tetor shtetasi K. B., administrator i një subjekti për riparimin e fasadave, ka bërë kallëzim se e ka paguar paraprakisht 45-vjeçarin për punën që do bënte në këtë subjekt, por ai ka marrë shumë e parave dhe është larguar pa përmbushur detyrimet., njofton policia.

45-vjeçari do të hetohet më tej nga Prokuroria e Tropojës.

 

Top Channel