Pronari i dyqanit që tregtonte fishekzjarrët dhe kapsollat në lagjen Perash në Shkodër është proceduar penalisht.

Nga kontrollet në subjekte të ndryshme tregtare, për parandalimin e futjes dhe të tregtimit në mënyrë të paligjshme të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve, policia sekuestroi 850 kapsolla Zeus dhe 198 fishekzjarrë, nga të cilët 78 me fuqi të lartë shpërthyese.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi M. G. 67 vjeç, u procedua penalisht për veprat penale “Tregtimi i mallrave kontrabandë“ dhe “Fshehja e të ardhurave“ dhe materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër apelon për të gjithë personat që ushtrojnë aktivitet tregtar, që të mos tregtojnë lëndë piroteknike, pasi do të përballen me ligjin, dhe fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të mënjëhereshëm e të paanshëm.

Top Channel