Autoriteti Audioviziv i Mediave është një institucion totalisht i pafuqishëm përballë piraterisë televizive që po ndodh fare hapur.

AMA është në posedim të të gjitha fakteve se TiBO shpk vijon të piratojë kanalet televizive si TOP Channel, RTV ORA, Ora News, Top News etj, kanalet e Digitalb, eventet sportive ekskluzive, kanalet e Big Brother VIP. AMA ka marrë me shkrim ankesat nga të gjitha këto kanale se kompania Tibo, pa asnjë kontratë vjedh dhe rishet transmetimet dhe programet e tyre.

Ligji përcakton qartazi se në rast të ripërsëritjes së shkeljes, AMA shkon deri në heqjen e licensës për transmetuesit. Por kjo nuk ka ndodhur me justifikimin se AMA nuk ka një bord të plotësuar. Bordi po bëhet alibi për moseficencën e AMA kundrejt piraterisë. Në ligj përcaktohet qartazi që AMA lajmëron dhe bashkëpunon me institucione të tjera shtetërore në rastet kur konstatohet shkelje ligji dhe vjedhje. Digitalb ka raportuar në AMA se TIBO kryen evazion tatimor.

Operatorët e mëdhenj televizive, si Top Media që janë edhe taksapaguesit më të mëdhenj, me të cilët AMA siguron funksionimin, janë të dëmtuar shumë rëndë nga kjo vjedhje e madhe që i bën Tibo, ndërkohë edhe shikuesit e programeve tona televizive aq shumë të ndjekura në gjithë botën, do dëmtohen financiarisht sepse po paguajnë një mall të vjedhur që së shpejti do ndërpritet. Tibo deri më tani ka marrë 5 gjoba nga AMA me nga 20 milionë lekë secila. Ligji përcakton që vjedhësve ju hiqet tërësisht edhe licenca.

Top Channel