Banorët e 17 fshatrave dhe operatorët turistikë nuk pajtohen me anulimin e rikonstruksionit të rrugës së Komanit, prandaj thirrën në një takim kryebashkiakun Mark Babani dhe deputetët e zonës ku këta të fundit nuk u paraqitën në këtë mbledhje.

Kryebashkiaku i Vau – Dejës, Mark Babani e quan absurde mungesën e investimit.

Rruga e Komanit, vetëm 32 km e gjatë është një nga më të rëndësishmet në Shqipëri pasi lidh jo vetëm këto 17 fshatra por edhe pikat turistike të liqenit të Vau Dejesit, Komanit, Lumin e Shalës, Thethin, Currajn e Epërm e deri në Gjakovë në Kosovë.

Top Channel