E premte, 07 Janar 2022
21:31
Çfarë do të thotë inflacioni rekord për eurozonën?

Shifrat e publikuara të premten tregojnë se inflacioni në 19 vendet që përdorin monedhën euro arriti rekordin më të lartë, nxitur nga rritja e kostove të ushqimit dhe energjisë.

21:17
Gruaja e zhdukur u filmua të notonte në ujërat e mbushur me krokodilë momentet e fundit (fotot)

31 vjeçarja Paola Miranda-Rosa, është tashmë e zhdukur pasi u pa herën e fundit në parkun Wekiwa Springs në Florida, SHBA, ku vizitorë të tjerë e kishin regjistruar duke u larë në lumin e egër.

21:13
Makinat bëhen copash në tunelin e Kalimashit/ Ndërron jetë pasagjerja, katër të plagosur (Emrat+Pamjet)

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të premte në tunelin e Kalimashit në Kukës me pasojë vdekjen e një personi.

20:52
Departamenti i Thesarit i SHBA-së më i shpejtë se gjyqësori i Bosnjës

Millorad Dodik, anëtari serb i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës (BeH), emri i të cilit ishte në listën e personave dhe subjekteve të Departamentit amerikan të Thesarit, të cilët, më 5 janar, u sanksionuan për veprime korruptive, përmendet edhe në një pjesë të raporteve të dorëzuara nga Transparency International në Bosnjë dhe Hercegovinë (TI në BeH) për korrupsion të lartë.

20:39
Lushnjë/ “Benz-i” përplas “Audi-n”, shoferi “ia mbath”

Dy automjete janë përfshirë në një aksident rrugor këtë mbrëmje në lagjen “Gafurr Muço” të Lushnjës.

20:35
Fiks Fare/ Banka i jep të drejtë qytetares pas ankesës në Fiks Fare. Përmbaruesi vazhdon ekzekutimin

Qytetarja Katerina Shallo para 6 muajsh ka denoncuar në emisionin fiks fare një bankë të nivelit të dytë.

20:26
Trump përshëndet mbështetësit në marshimin përkujtimor të trazirave të 6 janarit (fotot)

Një marshim i titulluar “Të shpëtojmë demorkacinë” u mbajt dje në New York në kujtim të trazirave të 6 janarit të vitit të shkuar.

20:17
Gjermania ashpërson masat kundër pandemisë

Liderët gjermanë u pajtuan të premten që të ashpërsojnë kriteret për hyrjen në restorante dhe bare si dhe që të shkurtojnë periudhën e karantinës dhe vetizolimit për personat e vaksinuar, teksa varianti Omicron i koronavirusit po përhapet me shpejtësi në mbarë vendin.

19:59
Ish-sekretari amerikan i shtetit tregon si ra në peshë 40 kg në gjashtë muaj (fotot)

Mediat amerikane thonin sot me ironi se “nuk po e shikojnë shumë Mike Pompeon, jo vetëm prej largimit të administratës Trump nga Shtëpia e Bardhë, por sepse ish-sekretari i shtetit është tashme 40 kg më i hollë”.

19:49
Frika nga “Omicron” rrit vaksinimet/ Një në tre persona që kryen testin, sot rezultoi i infektuar me Covid

Nëpër qendrat shëndetësore ka pasur këto ditë fluks qytetarësh që duan të vaksinohen.

19:47
“Pagën ia ktheja pronarit”/ Rrëfimi i ish-punonjësve së një fasonerie zbulon abuzimin

Në Shqipëri, një punonjës fasonerie për një orë punë, paguhet 60 lekë të reja.

19:45
300 milionë të infektuar me COVID në gjithë botën

Numri i infeksioneve globale me COVID ka kaluar shifrën 300 milionë.

19:41
Nesër përplasja finale për selinë e PD-së! Mbështetësit e Berishës do kërkojnë daljen e Bashës nga selia

Oborri i selisë blu do shndërrohet mesditën e së shtunës ne arenën e një përballjeje të paprecedente mes demokratëve.

19:34
Skandali i pagave me lidhje ruse!/ I arrestuari Endri Ikonomi, ish drejtor i kompanisë së miliarderit rus

Hetimi për skandalin e publikimit të listës së pagave të 690 mijë shqiptarëve po krijon një pistë me hije ruse për shkak të një prej të arrestuarve.

19:18
Konkurrenti i ri akuza të forta ndaj Efit, ajo i kthehet me britma

Gjatë takimit me Fjorin, Xhaferri u shpreh se në “Për’puthen” ka konkurrentë që janë aty për famë, madje kanë të dashur jashtë.

18:59
Asnjë humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit/ 10,789 raste aktive në vendin tonë

Këtë të premte janari nuk është shënuar asnjë humbje jete nga COVID, ndërsa të infektuarit rriten dita ditës pas festave të fundvitit.

18:58
Fjori i ngatërron emrin, Xhaferri nuk përmbahet gjatë takimit

Fjori zhvilloi takimin e radhës me Xhaferrin, por gjatë bisedës, u përmend dhe Aldisi.

18:52
Top Talk/ Çim Peka: Basha është budalla derisa nuk e shqetëson situata

Përplasja mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës është ende një ndër temat më të nxehta të politikë edhe në vitin e ri 2022.

18:36
Ministrat e NATO-s me qëndrim të përbashkët lidhur me agresionin rus

Të 30 anëtarët e NATO-s janë bashkuar kundër veprimit ushtarak rus në Ukrainë, tha më 7 janar misioni i Shteteve të Bashkuara në këtë aleancë, pas një takimi virtual të ministrave të Jashtëm të NATO-s.

18:16
Vdes në moshën 94 vjeçare ikona me ngjyrë e ekranit të Hollywood

Sidney Poitier, njeriu i parë me ngjyrë që fitoi çmimin Oscar si aktori më i mirë, ka vdekur në moshën 94 vjeçare.

18:10
Çizmja ruse në Kazakistan/ Çfarë është CSTO, aleanca që “kërcënon” NATO-n?

Vetëm 48 orë nga shpërthimi i protestave popullore në Kazakistani, tokën e tij e shkelën çizmet ruse.

17:57
Evita siguron implantet Mentor për pacienten e rrezikuar nga kanceri i gjirit

Gjatë “Tetorit Rozë” muajit të ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, Evita iu bashkua kauzës duke mundësuar implantet e gjirit Mentor® për një paciente me predispozitë gjenetike. 

17:52
“Ka një pikë kur boll është boll”/ Basha pak orë para protestës: Berisha po del kundër demokratëve

Protesta e thirrur nga Sali Berisha është lëvizje kundër Partisë Demokratike, kundër demokratëve dhe kundër SHBA-së, deklaroi kryedemokrati Lulzim Basha, në një konferencë për mediet.

17:46
“Berisha ka mobilizuar kriminelë e trafikantë”/ Basha pak orë para protestës së 8 janarit: Do kaos dhe dhunë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një komunikim për mediat pak orë para protestës së organizuar nga ish kreu i PD-së, Sali Berisha hodhi akuza të rënda ndaj ish-kryeministrit, duke thënë se ai ka mobilizuar nesër kriminelë e trafikantë.

17:45
10 trupa të vrarësh gjenden në makinën para zyrës së guvernatorit meksikan (fotot)

Dy arrestime janë bërë sot nga autoritetet meksikane pas gjetjes së trupave të 10 të vrarëve në një makinë fuoristradë në shtetin qendror meksikan të Zacatecas.

17:45
Basha: Berisha ka qenë pjesë e vendimeve, nuk mund të sillet sikur vjen nga një ishull pas 8 vitesh

Në një deklaratë për mediat, vetëm pak orë nga fillimi i protestës, kryedemokrati Lulzim Basha ka akuzuar këtë të premte ish-kryeministrin Berisha si gënjeshtar, me argumentin se ka përjashtuar vetveten nga vendimmarrjet më të rëndësishme gjatë tetë viteve në opozitë, në një kohë kur ai ka qenë pjesë e tyre.

17:32
Top Talk/ Çim Peka zbulon “kurthin” e Bashës për protestën e nesërme. Ja provokimi i pritshëm

Gazetari Çim Peka ka zbuluar “kurthin” e Lulzim Bashës për protestën e nesërme, ndërsa ishte i ftuar këtë të premte në emisionin Top Talk në Top Channel drejtuar nga Denis Dyrnjaja.

17:22
Shpërthimi i gazit në zyrat shtetërore lë tre të vdekur, valë shkatërrimi në rrugë e fasada (fotot)

Të paktën tre njerëz besohet se kanë vdekur nga një shpërthim gazi në kuzhinën e një ndërtese zyrash në Kinë.

17:06
Mumja më e bukur në botë/ Çfarë fshihet pas vogëlushes që ndërroi jetë në vitin 1920

Rosalia Lombardo është një prej 160 fëmijëve të vdekur nga pneumonia në vitin 1920 në Siçili.

17:05
BE: Gati të ndërhyjmë në Kazakistan! Von der Leyen: Do të mobilizohemi!

Pa e fshehur shqetësimin nga përshkallëzimi i situatës në Kazakistan, kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe shefi i Elizesë, Emmanuel Macron, vendi i të cilit ka marrë presidencën e radhës së bllokut, bënë thirrje për fundin e dhunës në këtë vend.

16:48
Panik në Prishtinë, alarm për sulm me bombë në stacionin e autobusëve

Një telefonatë anonime për mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë ka mobilizuar sot policinë e Kosovës, e cila ka bllokuar për të tretën herë me radhë një perimetër të caktuar në atë zonë.

16:46
Franca përgatit opinionin për rritje 40% të çmimit të energjisë elektrike në shkurt (fotot)

Ministri francez i financave nxiti njerëzit sot “të shikojnë eksperiencën e hidhur të Kazakistanit”.

16:46
“Dielli artificial” i krijuar në Kinë arrin temperaturën rekord (VIDEO)

Dielli artificial i krijuar nga Kina ka arritur temperature rekord, plot 70 milionë gradë.

16:29
Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku takojnë rastësisht yllin e muzikës botërore, s’mungon komenti epik i aktorit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, dhe bashkëshorti i saj Bes Kallaku po shijojnë disa ditë pushimi në Londër.

16:27
Aksident i katërfishtë pranë rrethrrotullimit të Selitës

Katër mjete janë përfshirë në një aksident rrugor këtë pasdite në kryeqytet.

16:19
“Ballkanin e kemi prioritet”/ Franca: Këto 6 muaj, do avancojmë procesin e zgjerimit!

Ballkani Perëndimor duket se do të jetë lart në agjendën e Francës, e cila që prej 1 janarit ka marrë kryesimin 6 mujor të presidencës së Bashkimit Europian.

16:12
“Ukraina”, mbledhje e jashtëzakonshme e MPJ të NATO-s, Xhaçka: Mbështesim dialogun me Rusinë pa u lëkundur në parimet tona

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin e  jashtëzakonshëm online të Këshillit të Atlantikut të Veriut, në format të Ministrave të Punëve të Jashtme.

16:10
Aparati i frikshëm i gjurmimit i shitur nga Apple, ndihmon maniakun të ndjekë modelen deri në shtëpi (fotot)

Një modele e revistës Sports Illustrated ka treguar historinë e tmerrit kur një maniak e kishte ndjekur për orë të tëra duke i vendosur fshehtas në xhep aparatin ‘AirTag’ që shitet mes aksesoreve te celulareve nga kompania Apple.

16:05
Një nga të arrestuarit për publikimin e pagave, punon për një miliarder rus i akuzuar për lidhje me shërbimet e inteligjencës

Endri Ikonomi është një nga personat e akuzuar për publikimin e të dhënave sensitive të mbi 650 mijë qytetarëve shqiptarë por që ka rezultuar se punon për kompaninë e një miliarderi rus, e quajtur Credit 2 All.

15:49
Atentati ndaj Vicens Pirolit/ Gjendet makina e përdorur nga autorët, shpallet në kërkim 23-vjeçari që e kishte marrë me qira

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga plagosja e Vicens Pirolit, 34 vjeç në lagjen “Bahacallëk”, Shkodër. Ngjarja ndodhi në datën tre dhe policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim njëri nga autorët e dyshuar të ngjarjes. 

15:42
Kosova regjistron edhe 144 të infektuar me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 7 janar se në Kosovë janë regjistruar 144 raste të reja me koronavirus, ndërsa nuk është regjistruar asnjë i vdekur.

15:38
Kompania ‘Evita shpk’ sjell buzëqeshjen e pacientëve të vegjël në ambientet e pediatrisë me rastin e Vitit të Ri

Kur bëhet fjalë për të qenëprezent në situata të nevojshme, kompania Evita shpk ka treguar se është gjithmonë e gatshme për ndihmesë. Në këtë rast, Evita mendoi që enkas 1 ditë para Vitit të Ri të jetëprezente nëpërmjet figurës së babagjyshit plot me dhurata pranë pediatrisë së Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

15:33
Dy gazetarë investigativë digjen nga bandat në Haiti, pas raportimeve për mungesën e sigurisë (fotot)

Dy gazetarë janë vrarë me armë e më pas djegur të gjallë nga bandat në Haiti teksa raportonin mbi mungesën e sigurisë në kryeqytet.

15:24
Protesta e thirrur nga Berisha/ Ambasada amerikane njofton qytetarët e saj: Shmangni çdo tubim, situata mund të …

Ambasada Amerikane ka bërë një reagim për protestën e thirrur nesër nga ish-kryeministri Sali Berisha për të nxjerrë nga zyra Lulzim Bashën.

15:18
Aksident në Lezhë-Shëngjin. Makinat përfundojnë të shkatërruara, 4 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë- Shëngjin.

15:15
Blenë të dhënat e shqiptarëve/ Reagimi nga Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve: Dy të arrestuarit nuk janë përmbarues, por mashtrues

Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë ka reaguar pasi Kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Ymeraj bëri publik përgjegjësit e skandalit të publikimit të pagave të 650 mijë qytetarëve.

15:11
Ushtarët elitë të SHBA, në Shqipëri/ Çfarë është shtabi i forcave operacionale amerikane?

Vendimi për të vendosur në Shqipëri një shtab të bazës të Forcave të Operacioneve Speciale amerikane është një zhvillim me rëndësi nëse marrim në konsideratë zhvillimet në rajon.

15:09
Basha: Të shtunën jam në zyrë/ Kryetari i PD dje në emisionin Open, nuk përjashtoi se do ndodhin incidente

Kryetari PD Lulzim Basha në një intervistë për emisionin Open të gazetares Eni Vasili në Top Channel, u tregua i vendosur për mos të lejuar avancimin e Sali Berishës në marrjen e drejtimit të PD-s.

15:04
Njoftimi i rëndësishëm! Punimet në aksin rrugor, ja si do të bëhet devijimi i trafikut në Rinas-Qafë Kashar

Nga data 10 ora 05:00 do të fillojë ndërhyrja për rehabilitimin e segmentit rrugor Kryqëzim Rinas (aeroport)-Qafë Kashar (kthesa Rinas), punimet do të ndiqen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Shtetit.

15:04
Lista e pagave, 4 të arrestuar/ 2 janë punonjës shtetërorë, ia shitën listën zyrave të përmbarimit

Dy specialistët e AKSHI-t Eni Qirjako dhe Andi Agaraj dhe dy shtetas të përfshirë në agjensi kredidhënëse dhe përmbarimore Klodian Sota dhe Endi Ikonomi, janë katër të ndaluarit e prokurorisë së kryeqytetit.

15:02
Fier/ Fëmija 3 vjeç ndërroi jetë, flet daja: Mjeku na tha që kishte shenjë në grykë, duam drejtësi

Një fëmijë 3 vjeç ka ndërruar jetë në një kopsht privat në Fier. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 të ditës së sotme, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në vdekjen e fëmijës. Burime për Top Channel bëjnë me dije se fëmija ka shkuar në spitalin e Fierit pa shenja jete.

14:57
“Nuk ka të maskuar në selinë e PD”, Bardhi: Kemi marrë masat për të shmangur përplasjen e demokratëve. Berisha kërkon gjakderdhje

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi mbajti një deklaratë për mediat duke thënë se qëllimi i Sali Berishës në protestën e ditës së nesërme është të përplasë demokratët.

14:48
“Kemi marrë çdo masë në rast përplasje”/ Bardhi: Nesër në seli do jetë ditë normale pune, nuk kemi kërkuar ndihmën e policisë

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi tha se dita e nesërme do të jetë një ditë normale pune në seli dhe se i kanë marrë të gjitha masat në rast se do të ketë situata përplasjesh, por mohoi zërat për blindimin e ndërtesës.

14:42
“Persona të dënuar për vrasje shoqërojnë Berishën”/ Bardhi: Anëtarët e Komisionit të Rithemelimit flasin se do ketë gjakderdhje nesër!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, në një deklaratë për media deklaroi se persona të dënuar për vrasje dhe të përfshirë në fushën e narkotikëve shoqërojnë ish kryeministrin Sali Berisha, ndërsa nuk ka ngurruar të japë edhe emra.

14:37
Bardhi: Janë të tmerruar nga transparenca dhe adezivët. Berisha nuk ka shanse të kthejë PD në bunker

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka dhënë deklaratë për mediat duke thënë se Sali Berisha dhe mbështetësit e tij janë të tmerruar nga transparenca. Bardhi thotë se kanë bërë transparencë në cdo gjë ndërsa ata janë tmerruar nga adezivët në godinën e PD.

14:31
“Më detyroi të kryeja marrëdhënie seksuale”/ Pas kallëzimit të së miturës, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër

Një tjetër ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur, këtë herë në Shkodër, ku policia ka arrestuar një 19-vjeçar.

14:25
Policia s`e gjente dot, mafioz Italian zbulohet nga Google Maps!

Nuk po e gjente dot ndryshe, por policia italiane është ndihmuar nga një aleat i papritur në përpjekjet e saj për të kapur një mafioz të arratisur e të shumëkërkuar.

14:24
Dalin pamjet, ja si duket nga brenda godina e selisë së PD-së

Këto janë pamjet që vijnë nga një kënd mjaft i vogël nga brenda selisë së Partisë Demokratike.

14:21
Presidenti-urdhër: Të qëllohet mbi njerëzit pa dallim. Tmerr në Kazakistan!

Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokajev, ka dhënë urdhër që të hapet zjarr mbi protestuesit. “Unë urdhërova forcat e sigurisë dhe ushtrinë të qëllojnë pa paralajmërim,” tha Tokajevi në një fjalim televiziv.

14:20
Durrës/ Arrestohen 3 persona. Njëri ishte shpallur në kërkim, akuzohet për ngacmim seksual

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit për vepra të ndryshme penale.

14:14
Tragjike në Fier/ Fëmija 3-vjeçar ndërron jetë në kopsht, dërgohet në spital me shenja në qafë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Fierit.

14:14
Po drejtonte zetorin dhe doli nga rruga, 60-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

Një 60-vjeçar i identifikuar me inicialet R.E., është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës.

14:07
Nëndetësja ruse godet luftanijen britanike, tensionet në Atlantikun Verior

Ministria britanike e mbrojtjes konfirmoi përplasjen e një nëndetëseje ruse me me një luftanije të Marinës Mbretërore që po patrullonte në Atlantikun Verior. Incidenti ka ndodhur një vit më parë, por vetëm tani pohohet publikisht.

13:57
Bastisje e arrestime: Kosova, dorë të hekurt në rastin “Brezovica”!

6 milionë euro kanë bllokuar autoritetet në Kosovë, nën dyshimin se janë përfituar në mënyrë të paligjshme nga të pandehurit e përfshirë në rastin e njohur si “Brezovica”.

13:56
Kosova, grusht të fortë korrupsionit: Konfiskimi i pasurisë së pajustifikuar

Qeveria në Kosovë i dha dritën jeshile projektligjit që synon krijimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar.

13:46
Berisha ulet me gazetarët dhe anëtarët e Komisionit të Rithemelimit në një bar-kafe në oborrin e selisë së PD-së

Ish-kryeministri Sali Berisha këtë të premte pas deklaratës për mediat ka vendosur të konsumojë një kafe me gazetarët dhe disa nga anëtarët e Komisionit të Rithemelit në një nga bar-kafet pranë selisë së PD.

13:42
Si do nxirret Basha nga selia e PD-së? Berisha nuk e mban të qeshurën: Me pekule…

Përpara protestës së thirrur ditën e nesërme nga ish Kryeministri Berisha, ky i fundit ka mbërritur vetë në selinë blu ditën e sotme, i shoqëruar nga anëtarë të Komisionit të Rithemelimit dhe mbështetës të PD-së.

13:39
Një ditë para protestës së 8 janarit, Berisha: Dyert do hapen nesër. Blindi do ngarkohet në kamion, do t’i çohet Bashës në shtëpi

Përpara protestës së thirrur ditën e nesërme nga ish Kryeministri Berisha, ky i fundit ka mbërritur vetë në selinë blu ditën e sotme.

13:39
Berisha i prerë: Protesta e nesërme, paqësore! Ata që ndodhen në seli, do të përballen me pasoja të rënda nëse…

Ish kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në selinë e PD, por dyert vijojnë të mbeten të mbyllura.

13:29
“Problemi është hapja e dyerve”/ Berisha: Demokratët të marrin shtëpinë e tyre, protestuesit e kanë problemin vetëm me Bashën

Sali Berisha u rikthye në selinë e Partisë Demokratike, një ditë para protestës së 8 janarit, për të garantuar se e nesërmja do të jetë një organizim paqësor i demokratëve, por sigurisht me qëllimin e vetëm për të nxjerrë Bashën nga selia.

13:26
58-vjeçari gjendet pa shenja jete nga fqinjët, policia: Dyshohet se vdiq për shkak të konsumit të lartë të alkoolit

Një 58-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga fqinjët e tij në banesën ku jetonte në qira.

13:24
Nuk i ka parë fëmijët që prej vitit 2015, babai i trishtuar: I kërkoj shtetit t‘i rikthejë. Ish gruaja më ka çuar mesazh banal

Lulzim Fejza është i shqetësuar sepse prej vitesh nuk i sheh dot fëmijët, të cilët jetojnë në Gjermani me nënën e tyre.

13:22
Në 4 muajt e fundit në Iran kanë mbërritur 800 mijë emigrantë afganë

Ministri i Punëve të Jashtme i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian, tha se në 4 muajt e fundit në vend kanë mbërritur 800 mijë emigrantë afganë.

13:17
Shkencëtarët kanë zbuluar simptomat e para të variantit Omicron

Varianti Omicron i koronavirusit ka simptoma të ndryshme nga Delta. Ekspertët e shëndetit nga Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara tregojnë se simptomat e variantit Omicron shfaqin një nuancë të zbehtë, gri ose blu tek thonjtë, buzët dhe lëkura.

13:13
80% e administratës e vaksinuar, Manastirliu: Jemi në gatishmeri me strukturat spitalore

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nga pika e vaksinimit në Stadiumin ‘Air Albania’, deklaroi se nga inspektimet e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, deri tani rezulton se rreth 80% e punonjësve të administratës janë të vaksinuar ndaj COVID19.

13:08
Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet 57-vjeçari/ Referohen materialet për 4 persona të tjerë

Një 57-vjeçar nga Elbasani ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

13:07
Ja kush janë më të paguarit te Barcelona, që rëndojnë arkat klubit

Barcelona vazhdon përpjekjet për të ulur nivelin e pagave, që do të bënte të mundur blerjen e futbollistëve të tjerë, duke respektuar “fair Play”-n.

12:58
Arrestohen 4 persona në Korçë, për çfarë akuzohen

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës për vepra të ndryshme penale.

12:57
Kundërshtoi punonjësin e policisë, pranga 64-vjeçarit në Vlorë

Një 64-vjeçar është vënë në prangat e policisë, ndërsa një i ri është proceduar penalisht në Vlorë.

12:54
Tre të arrestuar në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

Tre persona janë vënë nën prangat e policisë në Tiranë, ndërsa tre të tjerë janë proceduar penalisht.

12:41
Skenarët e protestës, a do ngujohen protestuesit në oborrin e PD-së? Vendosen prozhektor mbi godinën e selisë

Vijojnë tensionet në Partinë Demokratike. Një grup deputetësh mbështetës të ish kryeministrit Sali Berisha i gjetën sot të mbyllura dyert e selisë, ku siç deklaruan kishin shkuar për të zhvilluar një mbledhje.

12:39
”Shumë ankesa kanë”, banorët komentojnë sjelljen e konkurentëve të rinj

Banorët duket se nuk po ndihen rehat me hyrjet e reja.

12:32
Mbledhja e Komitetit të Ekspertëve, Manastirliu: Vaksinimi dhe doza përforcuese domosdoshmëri, diskutuam dhe vlerësimin e masave

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka marrë pjesë në mbledhjen e radhës të Komitetit Teknik të Ekspertëve, për të diskutuar mbi situatën e epidemisë në vend dhe vlerësimin e masave anticovid.

12:28
Beniada mërzitet me Meridianin: A vërtet mendon se jam kaq naive?

Meridiani dhe Beniada kanë adresuar një sërë nënkuptimesh ndaj njëri-tjetrit.

12:22
Parisi paralajmëron se po kalon koha për arritje të marrëveshjes bërthamore

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, është shprehur optimist për ringjallje të marrëveshjes bërthamore me Iranin, mirëpo ka paralajmëruar se “koha po kalon” për negociatorët ndërkombëtarë.

12:22
Përurohet Pallati i ri i Sportit të lojërave me dorë “Farie Hoti”, Veliaj: Mirënjohje për të gjithë ata që veshin uniformën bardh e blu

Më në fund sportistët e KS Tirana kanë mundësinë të stërviten në një sallë bashkëkohore dhe me standarde të larta. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përkrah emrave të mëdhenj të sportit që na dhuruan të tjera medalje vitin e shkuar, si: Briken Çalja, Izmir Smalaj e Alban Beqiri, si dhe ikona dhe figura të Sport Klub Tirana ndër vite, inauguruan sot ambientet e reja të Pallatit të Sportit të lojërave me dorë “Farie Hoti”.

12:19
Përfaqësueset e Lidhjes së Gruas shkojnë në PD! Dyert sërish të mbyllura

Disa përfaqësuese të Lidhjes se Gruas i janë drejtuar selisë blu, por dyert qëndruan të mbyllura dhe për to.

12:16
Pensionet thellojnë borxhin/ Deficiti për pensionet në qytet u rrit me 5% dhe në fshat me 12.5%

Në Shqipëri, çdo vit e më shumë skema e pensioneve është duke thelluar “borxhin”. Kjo është evidente edhe në kushtet kur qeveria është në pamundësi për t’i rritur ato për vite me radhë, përveç indeksimit.

12:13
”Jam në siklet”/ Einxhel këmbëngul që lidhja me Dagz nuk duhet të ndodhte

Einxhel këmbëngul se lidhja me Dagz nuk duhet të ndodhte brenda shtëpisë.

12:10
Japonia dhe Australia vulosin paktin ushtarak: Kina në alarm!

Japonia dhe Australia kanë vendosur të forcojnë bashkëpunimin mes tyre.

12:09
Fiskalizimi, sistemi shfaq probleme/ Biznesi ankohet se aplikacioni ‘salfcare’ punon ngadalë për lëshimin e faturave

Akoma nuk jemi mësuar se ka shumë vështirësi. Programi është shumë i ngarkuar, ka shumë veprime për të kryer dhe shpesh herë kërkojmë ndihmën e vajzës apo djalit për të kryer veprimet në kompjuter.

12:05
“S’jemi çift akoma”, Dj Dagz bisedon me Einxhel: Kur të vijë dita e martesës…

Prej disa ditësh, Einxhel dhe Dj Dagz po shijojnë romancën e tyre. Në një bisedë gjatë mbrëmjes së kaluar, Einxhel po i thoshte që të imagjinonte po të kishte lënë shtëpinë të martën, kur ishte në nominim me Sarën.

12:04
Dhjetëra të vdekur, policë e protestues: Kazakistani në luftë!

Forcat e udhëhequra nga Rusia kanë mbërritur në Kazakistan me kërkesë të liderit autoritar të vendit, që po kërkon t`i shtypë me forcë protestat e fuqishme antiqeveritare.

12:02
OBSH: “Mos bëni gabime, Omicron nuk kategorizohet si i butë”!

OBSH njoftoi se një rekord prej 9.5 milionë infektimesh nga COVID-19 u numëruan gjatë javës së fundit, teksa varianti Omikron i koronavirusit po pushton planetin.

11:44
Video/ 19 të arrestuar në Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër. Detajet nga operacioni

Policia ka zhvilluar kontrolle të befasishme me qëllim kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, e atyre që posedojnë dhe shpërndajnë lëndë narkotike apo ushtrojnë veprimtari të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit.

11:40
Komandot amerikanë që do të vijnë në Shqipëri (FOTOT)

Komanda Amerikane e Operacioneve Speciale për Europën do të ngrejë shtabin e saj pararojë në Shqipëri. Ishte ky lajm i mirë që vetë Kryeministri Rama ndau ditën e djeshme me qytetarët.

11:40
Dyert e PD sërish mbyllur, Komisioni i Rithemelimit: Nesër që është ditë pushimi vijnë demokratë nga e gjithë Shqipëria

Anëtarë të Komisionit të Rithemelimit kanë shkuar sërish në selinë blu për të mbajtur një takim, por i kanë gjetur dyert e mbyllura, ashtu si një ditë më parë.

11:14
Sekuestrimi i 119 kg kokainë në portin e Durrësit/ Kush janë tre nëpunësit që u arrestuan (Emrat)

Tre nëpunës të Portit të Durrësit janë arrestuar gjatë orëve të mbrëmjes së sotme për çështjen e 119 kilogramë kokainë të kapur po në këtë port më 30 dhjetor të vitit që lamë pas.

11:10
Përplasën me makinë dy të moshuar, policia arreston dy shoferët në Fier

Policia e Fierit ka vënë nën pranga dy persona, të cilët janë përfshirë në aksidente me pasojë lëndimin e dy këmbësorëve.

11:07
Skandali me pagat/ Prokurorja Imeraj jep detaje për 4 të arrestuarit: Të punësuar tek AKSHI, detyrën e ushtronin tek Tatimet

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj ka folur në lidhje me skandalin e nxjerrjes së të dhënave të mbi 630 mijë qytetarëve shqiptarë duke thënë se emrat e katër zyrtarëve të arrestuar për shpërdorim detyre do të bëhen me dije në komunikatë për shtyp.