Berisha i prerë: Protesta e nesërme, paqësore! Ata që ndodhen në seli, do të përballen me pasoja të rënda nëse…

07/01/2022 13:39

Ish kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në selinë e PD, por dyert vijojnë të mbeten të mbyllura.

Në fjalën e tij para mediave, foli për protestën e ditës së nesërme duke thënë se do të jetë paqësore dhe arma më e fuqishme do të jetë vendosmëria për realizimin e qëllimeve.

Berisha: Nesër i ftoj të gjithë deputetët e PD të jenë këtu me anëtarët e tyre, të bashkohen dhe të mos qëndrojnë me një njeri i cili partinë e cila i bëri ata deputetë, i lartësoi në nivelin më të lartë politik përfaqësues të popullit në një parti blindesh, burgu, bunkeri dhe bravash. Nuk mundet kurrsesi që ju të dashur deputetë të pranoni më tutje këtë tragjedi që luhet në kurriz tuaj për interesa të Edi Ramës.

Nesër jeni të ftuar të bashkoheni me anëtarët dhe simptatizantët tuaj, me ata që kanë derdhur lumenj djerse që të fitoni mandatin e deputetin. Ftoj dhe anëtarët e simpatizantët e partisë, ata që i kanë dhe si kanë dokumentet e PD, ti marrin me vete që tja tregojmë pengut të Edi Ramës. Protesta jonë është paqësore, arma jonë më e fuqishme është vendosmëria për realizimin e qëllimeve tona në mënyrë paqësore.

Sa i përket personave që ndodhen brenda PD, Berisha i bëri thirrje që të kthehen në shtëpi sepse në të kundërt do të përballen me pasoja të rënda.

Pyetje: Keni informacion se kush janë këta kriminelë me të cilët po mbrohet Lulzim Basha?

Berisha: Kemi informacione të regjistruara dhe i ftoj ti nxjerrin nga selia, të shkojnë në shtëpitë e tyre, të mos bëjnë mercenarin sepse do të përballen me pasoja të rënda.

Pyetje: A keni emra?

Berisha: Pa diskutim. I kemi të identifikuar por përgjegjës nr 1 për këtë shtë Lul Basha, që nxjerr zëdhënësit e tij dhe mashtron. Fotot e djeshme i paraqet si të dy viteve më parë.

Top Channel