Tre persona janë vënë nën prangat e policisë në Tiranë, ndërsa tre të tjerë janë proceduar penalisht.

Policia arrestoi në flagrancë shtetasin G. Ll., 23 vjeç, pasi është kapur nga punonjësit e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, duke drejtuar mjetin e tij, me një certifikatë të dyshuar të falsifikuar, për miratimin e xhamave të errësuar.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. M., 30 vjeç dhe R. Z., 22 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Ndërkaq, u proceduan penalisht shtetasit N. Xh., 47 vjeç, H. H., 31 vjeç dhe J. K., 38 vjeç, për veprën penale “Ndotja e ajrit”, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë, duke transportuar inerte të ndryshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel