Berisha ulet me gazetarët dhe anëtarët e Komisionit të Rithemelimit në një bar-kafe në oborrin e selisë së PD-së

07/01/2022 13:46

Ish-kryeministri Sali Berisha këtë të premte pas deklaratës për mediat ka vendosur të konsumojë një kafe me gazetarët dhe disa nga anëtarët e Komisionit të Rithemelit në një nga bar-kafet pranë selisë së PD.

Në fjalën e tij para mediave, Berisha foli për protestën e ditës së nesërme, duke thënë se do të jetë paqësore dhe arma më e fuqishme do të jetë vendosmëria për realizimin e qëllimeve.

Nesër i ftoj të gjithë deputetët e PD të jenë këtu me anëtarët e tyre, të bashkohen dhe të mos qëndrojnë me një njeri i cili partinë e cila i bëri ata deputetë, i lartësoi në nivelin më të lartë politik përfaqësues të popullit në një parti blindesh, burgu, bunkeri dhe bravash. Nuk mundet kurrsesi që ju të dashur deputetë të pranoni më tutje këtë tragjedi që luhet në kurriz tuaj për interesa të Edi Ramës”, tha ish-kryeministri.

Sali Berisha tha se këto skena nuk kanë qenë kurrë të imagjinuara.

Ai (Lulzim Basha) si pakicë kërkon të dhunojë shumicën. Kërkon t’u konfiskojë shumicës në një akt marrëzie anti-demokratik ndërtesën e saj, shtëpinë e demokratëve duke e trajtuar atë njëlloj sikur ta ketë pronë personale“, tha Berisha.

Ai ftoi anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike që t’i bashkohen paqësisht protestës  së nesërme për “të marrë në dorëzim shtëpinë e tyre për ta shndërruar atë në një shtëpi lirie”.

Top Channel