Shpërthimi i gazit në zyrat shtetërore lë tre të vdekur, valë shkatërrimi në rrugë e fasada (fotot)

07/01/2022 17:22

Të paktën tre njerëz besohet se kanë vdekur nga një shpërthim gazi në kuzhinën e një ndërtese zyrash në Kinë.

Shpërthimi që besohet se ka nisur nga një rrjedhë gazi, ndodhi sot pak pas mesditës në sallën e ngrënies të kompleksit të zyrave qeveritare në qytetin e Chongqing.

Rreth 20 njerëz besohet se janë bllokuar në rrënoja prej shembjeve në ndërtesë, pasi shperthimi ndodhi teksa punonjësit po drekonin, raporton agjencia shtetërore Xinhua.

Video dhe fotot nga vendngjarja tregojnë mbetje të përhapura në rrugë ndërsa grupet e shpëtimit po gërrmonin në rrënoja për të arritur te të bllokuarit.

Ministria kineze e emergjencave kishte dërguar një grup pune në vendngjarje, që bashku me dhjetra makina zjarrfikëse që po ndihmonin në përpjekjet e shpëtimit.

Autoritetet thanë se do të mbajnë publikun të informuar për zhvillimet.

FOTO GALERI
1/4
Të paktën tre njerëz besohet se kanë vdekur nga një shpërthim gazi në kuzhinën e një ndërtese zyrash në Kinë.

Top Channel