Panik në Prishtinë, alarm për sulm me bombë në stacionin e autobusëve

07/01/2022 16:48

Një telefonatë anonime për mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë ka mobilizuar sot policinë e Kosovës, e cila ka bllokuar për të tretën herë me radhë një perimetër të caktuar në atë zonë.

Rreth orës 12:30, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, tha zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për KosovaPress.

Pasi u kontrollua zona dhe u konfirmua se njoftimi ishte i rremë, është hequr perimetri i sigurisë dhe ka nisur qarkullimi normal i njerëzve dhe autobusëve.

Top Channel