Franca përgatit opinionin për rritje 40% të çmimit të energjisë elektrike në shkurt (fotot)

07/01/2022 16:46

Ministri francez i financave nxiti njerëzit sot “të shikojnë eksperiencën e hidhur të Kazakistanit”.

Autoritetet franceze thanë sot se po punojnë për masa të reja “për të përmbajtur” rritjen e çmimeve të energjisë, duke parashikuar prishje të humorit të popullatës para zgjedhjeve presidenciale në pranverë.

 “Shikoni çfarë po ndodh në Kazakistan, është një tregues për atë që mund të ndodhë kur të shpërthejnë çmimet e energjisë, dhe është politikisht e rrezikshme”, tha sot ministri Bruno Le Maire.

Më tej ai lëshoi ‘bombën’: “Nëse nuk gjejmë një zgjidhje në ditët në vijim, në fund të janarit francezët do të shikojnë një rritje të çmimeve të energjisë prej 35-40%.”

Thirrja vjen teksa çmimet e të gjitha produkteve energjitike në Evropë po rriten në mënyrë të pashpjegueshme, në nivele të paprecedenta.

Në fillim të javës çmimi i gazit i tregtuesve holandezë TTF, i cili konsiderohet si standardi i çmimit për gazin natyror, u rrit me 5% në €93.30 per megavat në orë.

Në Francë rritja e çmimeve pritet të jetë veçanërisht problematike, duke parë protestat e ashpra të disa muajve të “Jelekëve të Verdhë” pas rritjes së taksës së karburanteve në 2018. Protestat asokohe u zgjeruan në një lëvizje të madhe anti-qeveritare.

Në pritje të rritjeve të çmimeve, qecveria e Parisit ka thënë se “është e përkushtuar të mbrojë kosumatorët duke vendosur një tavan rritjeje prej 4% në shkurt. Por çmimet janë tashmë në rritje në bursa dhe mbështetja nuk do të mjaftojë.

FOTO GALERI
1/4
Autoritetet franceze thanë sot se po punojnë për masa të reja “për të përmbajtur” rritjen e çmimeve të energjisë

Top Channel