Gjatë “Tetorit Rozë” muajit të ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, Evita iu bashkua kauzës duke mundësuar implantet e gjirit Mentor® për një paciente me predispozitë gjenetike. 

Bazuar në rezultatet e testeve të kryera për identifikimin e genit BRCA-1 dhe BRCA-2, një paciente 39-vjeçare, kishte një predispozitë të lartë për t’u prekur nga kanceri i gjirit në të ardhmen. Për të ulur drastikisht rrezikun e zhvillimit të kësaj patologjie, ajo vendosi të heqë në mënyrë vullnetare gjinjtë dhe të kryejë rindërtimin plastik të tyre.

Ndërhyrja u krye në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, nga kirurgët onkoplastik Prof. Ass. Helidon Nina dhe PHD. Dimitrios Varvaras. Kjo ndërhyrje e heqjes vullnetare të gjinjve me rikontruksion është gjithashtu edhe rasti i parë në vend, që performohet në një spital publik.

Si kryhet rikonstruksioni i gjirit?

Rikonstruksioni i gjirit konsiston në heqjen e indit qendror, ruajtjen e pjesës më të madhe të lëkurës së gjirit, dhe pozicionimin e protezës nën lëkurën ose muskulin e gjoksit.

Kjo ndërhyrje paraqet një sfidë dhe vështirësi në sektorin shtetëror, pasi protezat janë të kushtueshme dhe duhet të sigurohen individualisht nga pacienti. Për këtë arsye, kompania Evita sh.p.k, mbështeti pacienten në rrugëtimin e saj, duke i mundësuar implantet e gjirit, përzgjedhur nga brandi i njohur me famë botërore MENTOR®.

E cilësuar si marka globale numër një për estetikën e gjirit, produktet e MENTOR® janë të aprovuara nga FDA në Shtetet e Bashkuara dhe kanë kaluar testime të shumta klinike, duke konfirmuar edhe më tej sigurinë dhe efektivitetin e tyre.

Me më shumë se 30 vjet eksperiencë në treg, MENTOR® udhëhiqet nga nevojat e pacientëve, duke kombinuar inovacionin dhe sigurinë, për të garantuar standarde të larta cilësie. MENTOR® është pjesë e familjes së madhe të produkteve mjekësore dhe farmaceutike, Johnson&Johnson.

Kanceri i gjirit në Shqipëri

Sa i përket situatës në vend, edhe këtë vit, u theksua rëndësia thelbësore që ka testimi paraprak në parandalimin dhe kurimin në kohë të kancerit të gjirit.

Personat me trashëgimi familjare dhe mbartës të geneve të mutuara BRCA-1 dhe 2 kanë edhe rrezikun më të lartë për t’u prekur. Kontakti me mjekët specialist është i domosdoshëm për të arritur në identifikimin sa më të hershëm të kësaj patologjie

Top Channel