E mërkurë, 01 Qershor 2022
19:55
Racizmi ndaj lojtarëve me ngjyrë/ Pardew jep dorëheqjen dhe largohet nga CSKA Sofia

Alan Pardew ka dhënë dorëheqjen nga CSKA Sofia për shkak të racizmit të tifozëve të skuadrës bullgare. Ish-trajneri i Newcastle dhe West Ham fajësoi një grup tifozësh për largimin e tij.

19:50
“E di që Liverpool më ndjek”, të kuqtë identifikojnë zëvendësuesin e Mane

Sadio Mane dhe Liverpool duket se do të ndajnë rrugët pas gjashtë vitesh bashkëpunim, teksa sulmuesi senegalez e ka pranuar se është në kërkim të një aventure të re. Bayern Munich është ekipi më i interesuar për shërbimet e 30-vjeçarit, teksa bavarezët gjithashtu kërkojnë një zëvendësues për Robert Lewandowskin.

19:39
Zbulohet dinakëria e portierit islandez, zvogëloi portën me 20 cm

Për të fituar një ndeshje futbolli, lojtarët bëhen protagonist në forma të ndryshme pasi për të arritur suksesin janë të gatshëm të bëjnë gjithçka, madje ndonjëherë të shkojnë edhe përtej rregullave e të vendosin në punë dinakërinë e tyre.

19:39
Ankesa për zgjedhjet në PD/ Nisin akuzat për “orientim të votës” për kryesinë e re

Votimi për Kryesinë e re të Partisë Demokratike që drejtohet nga Sali Berisha u njollos nga nga vetë demokratët që u rreshtuan të parët në foltoret  e doktorit.  

19:34
Shqipëria në krye të OKB/ Ukraina, prioritet i presidencës shqiptare në Këshillin e Sigurimit

Një vit pas anëtarësimit me një mandat të përkohshëm dy vjeçar, Shqipëria mori presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB.

19:33
Agjenda e Presidencës së Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB/ Në 15 qershor, Xhaçka drejton debatin për gratë, paqen dhe sigurinë

Shqipëria do të mbrojë gratë, paqen dhe sigurinë dhe do ta bëjë atë një prioritet kyç gjatë Presidencës së Këshillit të Sigurimit në OKB, u shpreh Ferit Hoxha këtë të mërkurë.

19:32
Arrestime për tokat në bregdetin e Sarandës/ Në pranga shefi i urbanistikës. U grabitën 10 mijë metra tokë

10 mijë metra katrorë tokë buzë detit në Sarandë duhet të ishin pronë shtetërore por dyshohet se u tjetërsuan dhe u kthyen në kantier ndërtimi.

19:26
I vetmi që ka shënuar 6 gola/ Ish-portieri i Verona-s vendos rekord në Itali

Filippo Pavoni ka vendosur një rekord të veçantë në futboll. Portieri i lindur në vitin 1999, ka kontribuuar në rezultatet e Clivense, jo vetëm duke ndalur, por edhe duke shënuar gola.

19:20
Deklarata e Putinit për Kosovën/ Ferit Hoxha: Nuk ka asnjë ngjashmëri me Ukrainën!

Presidenti rus Vladimir Putin, disa herë e ka krahasuar rastin e Kosovës me atë të Donetskut dhe Luhanskut, duke pretenduar në këtë mënyrë njohjen e tyre si rajone të pavarura.

19:16
Pas Bale, Real i jep lamtumirën një tjetër futbollisti: Fitoi 19 tituj dhe u bë legjendë

Francisco Román Alarcón Suárez, ose i njohur në masën e gjerë si Isco që nga sezoni i ardhshëm nuk do të jetë më pjesë e Real Madrid. Futbollisti spanjoll prej vitit 2013 është bërë pjesë e Los Blancos duke qenë një figurë kryesore në trofetë e “galaktikëve”, edhe pse në sezonet e fundit, forma e 30-vjeçarit nuk ka qenë ajo e dikurshmja.

19:07
Pas deklaratave për furnizim e Ukrainës me armë, reagon Rusia: SHBA i hedh benzinë ​​zjarrit

Kremlini ka akuzuar SHBA-në se “i ka hedhur benzinë ​​zjarrit qëllimisht” pasi Uashingtoni njoftoi se do të furnizonte Ukrainën me sisteme të avancuara raketore.

19:07
Erdogan ndërpret bisedimet me Greqinë për përplasjet në Egje (fotot)

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot se nuk do të takohet më me liderët grekë për përplasjet e fundit mbi ishujt dhe hapësirën ajrore në detin Egje.

19:01
Muzhaqi uron festën e 1 Qershorit: Fëmijët meritojnë të gjitha mundësitë për një fëmijëri të bukur

Në kuadër të festës së 1 Qershorit, ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, ka bashkëbiseduar nga afër me fëmijët e Institutit të Nxënësve që nuk shikojnë “Ramazan Kabashi”, Tiranë, rreth ofrimit të më shumë mundësive për ta.

18:56
Shqipëria në krye të Këshillimit të Sigurimit, Hoxha: Nisim me debatin për llogaridhënien për shkeljet e rënda, e drejton Rama

Shqipëria ka marrë zyrtarisht presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB.

18:49
Shqipëria në drejtimin e Këshillit të Sigurimit të OKB/ Ferit Hoxha prezanton prioritetet për mandatin një mujor

Prioritetet e Shqipërisë për muajin qershor i bashkohen prioriteteve tona të përgjithshme për mandatin tonë në Këshill dhe janë të lidhura me respektimin e së drejtës ndërkombëtare, forcimin e llogaridhënies, avancimin e agjendës së grave, paqes dhe sigurisë, marrëdhëniet e OKB-së me organizatat rajonale dhe metodat e punës të Këshillit të Sigurimit, u shpreh Feit Hoxha, në fjalën e parë pasi Shqipëria mori presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB.

18:45
Një ndeshje ndryshe nga të tjerat/ Tifozët skocezë do të këndojnë himnin e Ukrainës mbrëmjen e sotme

Sonte do të luhet ndeshja e futbollit Skoci-Ukrainë, e cila është e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës.

18:38
Urragani lë 11 të vrarë e dhjetra të humbur në jugperëndim të Meksikës (fotot)

Njëmbëdhjetë njerëz kanë vdekur dhe 20 janë të humbur pasi urragani ‘Agatha’ goditi dje shtetin meksikan të Oaxaca njoftoi guvernatori.

18:33
Parakalimet e gabuara, policia: Pas manovrës kaloni në anën e djathë, ose do gjobiteni

Ndër shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore, kryesisht janë parakalimet e gabuara.

18:31
Blinken: Ukraina nuk do të përdorë armët amerikane për të goditur Rusinë

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken tha se Ukraina ka siguruar SHBA-në, se nuk do të përdorin sisteme armësh të ofruara nga SHBA-ja “kundër objektivave në territorin rus”.

18:19
Merr flakë në mes të rrugës, digjet plotësisht makina në Durrës

Një automjet është përfshirë nga flakët këtë pasdite në zonën e Spitallës në Durrës.

18:15
SHBA: Lufta mund të përfundojë nesër, nëse Rusia i jep fund agresionit

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka deklaruar se lufta në Ukrainë “mund të përfundojë nesër” nëse Rusia vendos t’i japë fund agresionit të saj.

18:05
Një vit i papunë, Gatuzzo përgatit rikthimin nga La Liga

Eksperienca e fundit e Gennaro Gattuzos në stolin e një skuadre është ajo me Napolin e cila përfundoi pa shumë bujë në majin e vitit 2021. Prej asaj kohe, ish-tekniku i Milanit është i papunë dhe këtë sezon e ka ndjekur nga shtëpia e jo në rolin e protagonistit.

18:01
Skandali seksual në Librazhd dhe roli i medias

Kryefjala e kësaj jave ishte një skandal i ndodhur në një fshat të Librazhdit, ku vjehërrit  filmonin nusen e tyre në dhomën e saj të gjumit, teksa e dhunonin fizikisht dhe psikologjikisht, pasi ajo ishte me të dashurin e saj.

17:55
Zbuloni efektet e dëmshme të karameleve

Karamelet janë të parezistueshme herë pas here, por nëse jeni tepër të dhënë pas tyre, ateherë duhet të ndërgjegjësoheni për dëmet që shkaktojnë ato.

17:55
Egjipti zbulon thesar mumjesh e statujash në varrezën e lashtë pranë Kairos (fotot)

Arkivolë të drunjtë të pikturuar dhe statuja të bronzta hyjnish që datojnë prej vitit 500 p.e.s., janë gjetur nga arkeologët egjiptianë në Saqqara pranë Kairos.

17:52
Në vitin 2021 u hapën 15 mijë ndërmarrje të reja, rritet pesha e shërbimeve

Në vitin 2021 në vend u regjistruan rreth 15 mijë ndërmarrje të reja, raportoi INSTAT, në publikimin e ri për regjistrat e biznesit.

17:42
Meta vlerëson me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” ish-Presidentin Bujar Nishani

Presidenti i Republikës,Ilir Meta çmoi me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, më të lartën e shtetit shqiptar, ish-Presidentin Bujar Nishani (pas vdekjes)

17:38
Zyrtare/ Tirana rinovon kontratën me Orges Shehin

Ashtu siç deklaruan Presidenti i Tiranës, Refik Halili dhe vetë trajneri Orges Shehi në ndeshjen e fundit të sezonit, atë ndaj Kukësit, që e humbën me rezultatin 2-3 në “Selman Stërmasi”, ku pas së cilës kryeqytetasit festuan titullin e 26-të kampion, tekniku do jetë në krye të “bardhebluve” edhe sezonin e ardhshëm.

17:26
Duhet t’i dini patjetër/ Rreziqet shëndetësore që shkaktohen nga dhimbjet e kokës

Dhimbjet e migrenës janë të forta dhe përcëlluese sa duket sikur nuk mbarojnë kurrë. Sikur të mos mjaftonte kjo, migrena duket se është shkaktare e një sërë sëmundjesh të tjera.

17:23
Bizoni vret turisten amerikane që iu afrua në parkun e Yellowstone (foto-video)

Një 25 vjeçare nga Ohio në SHBA u godit për vdekje nga briri i femrës së bizonit, që lëshoi trupin e saj rreth 3 metra në ajër.

17:21
Mrekullitë e natyrës! Krijesat që nuk do ta besoni se janë të vërteta

Natyra është ajo që na befason më shumë, me larmishmërinë e gjallesave të shpërndara në planetin tokë.

17:21
Një super-sulmues, dhurata e Berlusconit për ngjitjen e Monzës në Serinë A

Mario Balotelli dhe Adriano Galliani e Berlucson kanë një raport shumë të mirë mes tyre, teksa pikërisht sulmuesi italian mund të jetë dhurata e parë për Monzën, me rastin e ngjitjes në Serinë A për herë të parë në histori.

17:03
Rusia: SHBA po i hedh benzinë zjarrit në Ukrainë me armët që do të dërgojë

Kremlini ka akuzuar SHBA-në se po i hedh benzinë zjarrit qëllimisht, pasi Uashingtoni tha se do të furnizonte Ukrainën raketa me sisteme të avancuara.

17:02
Bima ‘më e madhe në botë’ zbulohet në brigjet e Australisë (fotot)

Shkencëtarët thonë se një specie ‘bari deti’ e shtrirë në hapësirë tre herë më të madhe se Manhattan, është zbuluar në brigjet e Australisë.

16:37
32 mijë lekë bursë në muaj për studentët ekselentë, kush përfiton

Nxënësit ekselentë, kur të nisin shkollën e lartë do të përfitojnë bursë studimore, me vlerë sa paga minimale e parashikuar në vendin tonë.

16:31
Milan nis epokën Redbird/ Përfundon operacioni për kalimin e pronësisë së klubit

Epoka RedBird fillon në Casa Milan. Pas firmave për kalimin e pronësisë për 1.2 miliardë euro, ka mbërritur edhe njoftimi zyrtar që përfundon operacionin.

16:30
Modelja erotike del në gjyq për pengmarrjen dhe ‘flakjen’ e burrit me plumb në kurriz (fotot)

Një modele e rrjeteve erotike që mburej për “specialitetin” e theksit të saj “australian seksi”, është akuzuar së fundmi për burgosje të jashtëligjshme, armëmbajtje pa leje, trafikim drogash dhe tentativë vrasjeje.

16:29
Shtrenjtohet nafta! Bordi i Transparencës vendos çmimin më të lartë që nga krijimi

Një litër naftë do të shitet për 249 lekë në pikat e karburantit në vend, duke nisur nga ora 18:00 e kësaj të mërkure, 10 lekë më shumë se sa shitej deri sot.

16:29
Ukrainë-Skoci, përballja për playoff të Botërorit të Katarit

Ukraina do të përpiqet të lë për momentin mënjanë luftën që po zgjat prej rreth 3 muajsh dhe të hedh sytë nga futbolli.

16:28
Rriten tensionet greko-turke ndërsa shtohet gara e armatimeve

Tensionet po rriten midis Turqisë dhe Greqisë. Ministri i Jashtëm turk paralajmëroi të martën se Ankaraja mund të sfidojë sovranitetin e ishujve grekë. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones nga Stambolli, kërcënimi vjen në një kohë që të dyja palët po shtojnë praninë e tyre ushtarake në ujërat e kontestuara të Detit Egje.

16:25
Nadal në gjysmëfinale. Tenisti spanjoll mundi Novak Djokovic

Rafael Nadal shkruan një tjetër faqe legjendare në turneun e Roland Garros. Tenisti spanjoll u kualifikua për në gjysmëfinale të këtij aktiviteti pasi mundi Novak Djokovic në cerekfinale 3-1 në një ndeshje epike që zgjati më shumë se 4 orë.

16:19
Gjesti prekës! 9-vjeçarja pret flokët për t’i dhuruar paratë për forcat ukrainase

Një vajzë nëntë vjeçare nga Ukraina preu flokët dhe i shiti për të mbledhur para për forcat e armatosura të vendit të saj, të cilët po përballen me ato ruse.

16:18
Finalissima, sonte në Digitalb. Në “Wembley” do të përballen Italia dhe Argjentina

Futbolli ka një eveniment të ri “Finalissima”, sfidën që vë përballë skuadrën kampione të Evropës me atë të Amerikës Latine.

16:11
Kombëtarja kërkon vendin e parë, nis përgatitjet për ndeshjen me Islandën dhe Izraelin

Giacomo Vrioni dhe Frederic Veseli janë dy lojtarët e radhës të Kombëtares që kanë dalë ditën e sotme në konferencë për media, ku kanë folur për sfidat e Shqipërisë në “Nations League” dhe miqësoren ndaj Estonisë.

16:08
“Më ndodhi për herë të parë në Paris, nuk dija si të reagoja”, Messi flet për kontestimin e tifozëve

Lionel Messi është mësuar të ketë gjithnjë dashurinë e tifozëve, sidomos atyre të Barcelonës të cilëve iu shërbeu për shumë vite.

16:03
Sot një qershori, festa e fëmijëve në kopshtet e kryeqytetit

Tirana numëron 46 kopshte në zona urbane dhe 50 kopshte në zonën interurbane. Gati 8000 fëmijë po festojnë 1 Qershorin. Në kopshtin 52 “Mickey Mouse” në Tiranë, po ndahen certifikata për 44 fëmijë të parashkollorit që në shtator shkojnë në klasë të parë.

15:56
Turistët bëjnë ‘selfie’ teksa burri i vë flakën vetes në qendër të qytetit turistik turk (pamje të rënda)

Turistë e kalimtarë, madje dhe fëmijë bënin foto teksa një burrë hodhi benzinë mbi vete dhe i vuri zjarrin rrobave në qendër të qytetit turistik, teksa njerëzit besonin se pamje e tmerrshme një lojë për tërheqjen e vëmendjes.

15:53
Shtëpitë muze të Shkodrës/ Pas shtëpisë “Luigj Gurakuqi” edhe shtëpia 300 vjeçare e Pashko Vasës rrezikon shembjen

Pas shembjes së shtëpisë muze të “Luigj Gurakuqit” dhe degradimit të shumë të tjerave, një tjetër monument kulture i rëndësisë së veçantë në Shkodër, siç është shtëpia 300 vjeçare e Pashko Vasës po rrezikon të zhduket.

15:50
Nis në Tiranë Java Kulturore Italiane, Veliaj: Mos i humbni aktivitetet fantastike

Ndezja e ndriçuesve të Pulias – ose siç njihen ndryshe ‘le luminarie di Puglia’ – dje në mesnatë, në pedonalen e Kalasë së Tiranës, shënoi fillimin e “Javës së Kulturës Italiane”, me 54 evente kulturore, artistike dhe sociale. Në shoqërinë e ambasadorit të Italisë, Fabrizio Bucci dhe ministres së Kulturës, Elva Margariti, Kryebashkiaku Erion Veliaj vlerësoi miqësinë mes dy popujve dhe premtoi se Java e Kulturës Italiane do të jetë një javë për të mos u humbur në Tiranë.

15:47
Kopshti Zoologjik i Tiranës. Pas restaurimit, do të hapet më katër qershor

Kopshti i ri Zoologjik do të hapë dyert të shtunën, më katër qershor në mesditë, me një sërë surprizash për fëmijët e Tiranës.

15:39
Triumfi epik ndaj Djokovic, Nadal nuk mund të festoj: Dua të luftoj, por nuk shoh shpresë!

Rafael Nadal ishte autor i një performance fantastike në çerekfinalen e Roland Garros ku mposhti rivalin e tij më të madh në këtë kompeticion, Novak Djokovic. Tenisti spanjoll fitoi me rezultatin 3-1 (6-2 4-6 6-2 7-6) në një ndeshje e cila zgjati për më shumë se katër orë dhe dhuroi spektakël për të gjithë të pranishmit në fushën kryesore, Philippe-Chatrier.

15:39
Mesatarja për mësuesit e rinj. Debat pro dhe kundër uljes së notës për të ndjekur studimet

Ndryshe nga vendimi për uljen e mesatares nga 7.5 në 6.5 në degët që të çojnë drejt mësuesisë si gjuha shqipe, matematika, bio-kimi, Universiteti i Mjekësisë i cili mban edhe vendin e parë për mesataren më të lartë të pranimit me 8.5 në programet e studimit si mjekësia, stomatologjia e farmacia, ka vendosur që të forcojë edhe më tej kriteret e pranimit të maturantëve në Fakultete, për shkak të kërkesës së lartë si dhe notave fiktive të vendosura gjatë gjimnazit nga mësuesit.

15:24
Qeset nuk do të hiqen/ Nga një qershori ndryshon vetëm tregu i prodhuesve të qeseve të kërkuara

Heqja e qeseve plastike u propozua si nismë nga ish-ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi në vitin 2019.

15:24
Momentet kur çifti francez në kanoe përplasen në shkëmbinj nga valët gjigande, për t’u shpëtuar nga roja bregdetare e ishullit (fotot)

Një çift francez u shpëtuan mrekullisht nga roja bregdetare pasi u përplasën nga valët në shkëmbinjtë e thepisur të ishullit Jersey në ngushticën mes Anglisë e Francës.

15:24
Operacioni ‘Shpirti’, SPAK kërkon 128 vite burg për 8 nga të pandehurit

128 vite burg ka kërkuar Prokuroria e Posacme për 8 nga të pandehurit e operacionit ‘Shpirti’.

15:09
Aksident në aksin Fier- Patos, bie në kanal makina (Pamjet)

Një automjet tip “Porsche” ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës në aksin Fier- Patos, pranë vendit të njohur si “Kthesa e Patosit”.

15:03
Kapen pajisjet e panjohura. Policia ndaloi dy britanikë me radio komunikimi të padeklaruara

Kjo është një nga aparaturat që ju bllokuan në kufi dy shtetasve britanikë njëri i moshës 46 vjeç dhe tjetri i moshës 61 vjeç. E raportuar prej tyre si radio amatore, kjo pajisje numërohet mes disa të tjerave që janë këqyrur mbasi dy shtetasit e huaj po dilnin nga Shqipëria përmes Aeroportit të Rinasit.

14:40
Tjetërsim pronash në Ksamil e Sarandë/ Në pranga drejtori i Urbanistikës, punonjësja dhe një noter

Drejtori i Urbanistikës të Bashkisë së Sarandës, Pandi Zhoga,  punonjësja e Urbanistikës, Rovena Aliaj dhe noteri Aleko Anagnosti kanë rënë në prangat e policisë për shpërdorim detyre.

14:30
Drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit, dhjetëra patenta të pezulluara në Elbasan

Policia Rrugore e Elbasanit ka vijuar punën për kapjen dhe ndëshkimin e personave që nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugorë.

14:28
Zyrtare/ Ish-sulmuesi rikthehet te Partizani, prezantohet si drejtori i ri sportiv

Partizani me drejtor të ri sportiv. “Demat” kanë lajmëruar ditën e sotme afrimin e Elton Marinit në detyrën e re, i cili u prezantua nga presidenti Gazment Demi.

14:22
Fotot/ Nga sot lamtumirë qese plastike, sa u zbatua vendimi në kryeqytet?

Sot hyri në fuqi ligji për shmangien e përdorimit të qeseve plastike njëpërdorimshme.

14:12
Ecnin me shpejtësi skëterrë/ Tre të arrestuar dhe qindra ndëshkime në Vlorë

Ka vijuar edhe këtë javë puna për parandalimin e aksidenteve rrugore, ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt.

14:09
Bujar Nishanit i jepet nesër lamtumira e fundit, 2 qershori zi kombëtare

Përmes një vendimi qeveria shpall  datën 2 Qershor ditë zije kombëtare në nderim të ish  presidentit të ndjerë Bujar Nishani. Vendimi parashikon që në të gjitha institucionet publike flamuri të ulet në gjysëm shtizë.

14:02
Organizata që financon qëndrimin në Shqipëri s’paguan detyrimet, afganët e strehuar në Shëngjin dalin në protestë

Një pjesë e refugjatëve afganë të strehuar në Shëngjin që prej shtatorit  të vitit të kaluar, janë ngritur sot në protestë.

13:52
“Antikushtetues dhe formë koncensionare”, deputetja e PD thirrje Metës: Mos dekreto ligjin për Butrintin

Deputetja e PD Ina Zhupa kërkon nga presidenti i Republikës të mos dekretojë ligjin “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit”.

13:46
Plot vlera për kolesterolin, imunitetin dhe tretjen/ Ja çfarë duhet të dini për lulet e kumbullës

Sharmit të luleve rozë e bardhoshe të kumbullës është e vështirë t’i rezistosh. Akoma më e vështirë do jetë rezistenca kur të mësoni se këto lule janë shumë të pasura me antioksidantë dhe mirëbërëse për uljen e kolesterolit.

13:37
Mbyllja fantastike e sezonit me Torinon, Etrit Berisha zgjidhet më i miri

Etrit Berisha e ka treguar se është gati kur i kërkohet. Portieri i kombëtares shqiptare me Torinon në Itali ka bërë disa paraqitje të mira dhe pas tyre ka edhe vlerësime.

13:37
Hapet në 4 qershor, Veliaj: Kopshti Zoologjik, një eksperiencë e jashtëzakonshme për fëmijët, kush kundërshton projektet, të vijë ta shohë

Kopshti i ri Zoologjik do të hapë dyert të shtunën e 4 Qershorit, në mesditë, me një sërë surprizash për fëmijët e Tiranës, që do ta kthejnë vizitën në një eksperiencë të bukur për ta. Kopshti Zoologjik është konceptuar si një hapësirë ndryshe, jo vetëm për t’u njohur me kafshët, por edhe për të mësuar gjëra të reja për to në klasa të posaçme.

13:34
Superjahti i oligarkut të sanksionuar rus shihet në portin e Emirateve të Bashkuara Arabe

Superjahti 443 milionë paund që i përket oligarkut rus të sanksionuar, Andrey Melnichenko është parë në një port në Emiratet e Bashkuara Arabe.

13:18
Biznes me kufomat në morgun e Elbasanit/ Pas denoncimit të “Fiks Fare”, policia vë nën hetim mjekun ligjor dhe punonjësin e morgut

Mjeku ligjor dhe punonjësi i morgut të spitalit të Elbasanit janë vënë nën hetim pas denoncimit të “Fiks Fare”.

13:11
Parlamenti i Ukrainës: 32 gazetarë të vrarë deri tani në frontin e luftës

Parlamenti i Ukrainës tha këtë të enjte se 32 gazetarë janë vrarë gjatë pushtimit rus të Ukrainës, i cili nisi më 24 shkurt.

13:01
Rekordi i Salihit, e ardhmja me Juven dhe pika më e fortë e Shqipërisë/ Rrëfehet Giacomo Vrioni

Giacomo Vrioni ka shkëlqyer në Austri me fanellën e Tirol, dukë shënuar 19 gola.

12:56
Veseli: Mbrojtja e fortë të jep fitoren, do japim 200% për vendin e parë

Frederic Veseli është rikthyer në kombëtare. Te Salernitana në Itali gjërat nuk kanë shkuar mirë për të, ndikuar edhe nga shqetësimet fizike.

12:54
SHBA, kongresi “në këmbë” për aktivisten shqiptare: Projektrezolutë për Vasfije Krasniqi-Goodman

Në Kongresin amerikan u paraqit një projekt-rezolutë për të nderuar aktivisten e të drejtave të njeriut, Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

12:49
Lamtumirë Bujar Nishani! Meta pas homazheve në Presidencë: Një nga shtetarët më të përgjegjshëm dhe më serioz të dekadave

Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot homazhe në Presidencë, në nder të ish Presidentit Bujar Nishani, I cili u nda nga jeta pak ditë më parë në një spital në Gjermani.

12:48
Asfaltohet rruga “Alajdin Frashëri”, ja ku duhet të devijojnë shoferët

Rruga “Alajdin Frashëri” pjesë e Unazës Lindore Loti 2 do të asfaltohet dhe për pasojë do të ketë devijim të rrugës.

12:38
72 mungesa prej dëmtimeve, Hazard: Duroni, nuk kam mbaruar akoma

Eden Hazard ka pësuar dëmtime të shumta që prej kohës që u transferua te Real Madrid. Belgu nuk i ka justifikuar 115 milionë eurot që kampionët e Europës dhe Spanjës shpenzuan për kartonin e tij në verën e vitit 2019.

12:36
Papa Françesku thirrje Rusisë: Gruri s’mund të përdoret si armë lufte

Situata e bllokimit të eksporteve të grurit nga Ukraina është shumë shqetësuese dhe drithi nuk mund të përdoret si “armë lufte”, tha Papa Françesku, duke i bërë thirrje Rusisë.

12:28
Trupat ukrainase rrisin perime në vijën e frontit të luftës (Pamjet)

Ushtarët ukrainas në vijën e frontit kanë kultivuar perimet e tyre, ndërsa lufta në vend vijon ende.

12:19
Festë në Shkodër, tifozët e Vllaznisë festojnë fitoren e Kupës së Shqipërisë

Fitimi i Kupës së Shqipërisë, nga Vllaznia nuk mund të shoqërohej pa një festë në Shkodër, qytet i cili futbollin e konsideron si të shenjtë.

12:04
Akti normativ për çmimet, Alibeaj: Duket sikur qeveria po ndihmon biznesin, duhet ndihmuar konsumatori

Mbledhja e radhës në Komisionin e Ligjeve është mbizotëruar nga debate mes përfaqësuesve të opozitës dhe maxhorancës, ndërsa po diskutohet  akti normativ i miratuar nga Këshilli i Ministrave për kushtet e nevojës së emergjencës dhe shkon në ndihmë të bizneseve që sigurojnë mallra me shumicë.

12:01
Udhëtimi i lirë për të gjithë, Italia çlirohet nga Green Pass-hiqen masat!

Nga sot, Italia heq detyrimin e paraqitjes së Green Pass-it për udhëtimet. Vera për italianët që duan të lëvizin jashtë kufijve, por edhe të huajt që duan të vizitojnë vendin lehtësohet ndjeshëm nga kufizimet e Covid 19.

12:00
Italia rrit importet e naftës ruse, Zvicra godet bankën më të madhe ruse, Sberbank

Edhe pse u pajtua me vendimin e BE-së për të reduktuar importet e naftës së papërpunuar ruse me 90 për qind deri në fund të vitit, Italia u kthye në shtetin e vetëm në Europë që në realitet, bëri të kundërtën.

11:58
Biden “blindon” Ukrainën: Nisen super-raketat HIMARS: S`ka objektiv që mbetet në këmbë!

Shtetet e Bashkuara u bindën të plotësojnë kërkesën e hershme të Kievit për të nisur drejt Ukrainës sistemet më të avancuara raketore.

11:55
Sanksionet japin efekt: Bie ndjeshëm ndikimi i Rusisë në Azinë Qendrore!

Ekonomia ruse po i ndjen pasojat e sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate, por efekti i tyre duket se është dhe më i gjerë se kaq.

11:53
“Tirana zgjedhja e duhur për finalen e Conference League”, Presidenti i UEFA-s: Një gjë s’do e harroj kurrë

Data 25 maj është shënuar tashmë si një datë historike për Shqipërinë, e veçanërisht për futbollin shqiptar. Organizimi me sukses i finales së parë të UEFA Conference League, kompeticioni më i ri i UEFA-s që u zhvillua në Tiranë e vendosi Shqipërinë në qendër të Europës e botës, si vendi që priti këtë event madhështor.

11:42
Zyrtare/ Milan shitet te ‘RedBird’ për 1.2 miliardë euro

Lind Milani amerikan 2. 1 qershori 2022 do të kujtohet si dita në të cilën klubi kuqezi kalon nga duart e Fondit Elliot te ato të RedBird Capital. Një tjetër fond, gjithmonë nën flamurin me yje e shirita.

11:41
Rusia ndërpret furnizimet me gaz natyror për Danimarkën

Kompania më e madhe e energjisë së Danimarkës tha se Rusia ka ndërprerë furnizimet me gaz të mërkurën sepse kompania ka refuzuar që të paguajë me rubla. Ky është përshkallëzimi i fundit në sektorin e energjisë së Evropës, teksa lufta në Ukrainë po vazhdon.

11:39
VIDEO/ Momenti i mbërritjes së trupit në atdhe/ Nderimi i ish-Presidentit Bujar Nishani

Trupi i pajetë i ish-Presidentit Bujar Nishani mbërriti në orët e para të mëngjesit në pikën e kalimit kufitar në Morinë.

11:38
SHBA ‘ultimatum’ Serbisë: Sanksione ndaj Rusisë menjëherë pas formimit ë Qeverisë

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pret që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë menjëherë pas formimit të Qeverisë.

11:34
PPE miratojnë Rezolutën pro heqjes së vizave për Kosovën

Partitë Popullore Evropiane kanë miratuar Rezolutën në mbështetje të liberalizimit të vizave për Kosovën.

11:30
Emri/ Përfitonte para përmes mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve, në pranga 30-vjeçarja nga Berati

Një 30-vjeçare ka rënë në prangat e policisë, pasi  përvetësonte shuma të konsiderueshme parash me anë të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve.

11:22
“Berisha ka spikatur për gjuhën e vrazhdë”, Nikolla flet nga Gjermania: Presidenti? Mirëpres këdo që është pozicionuar qartë për vlerat euroatlantike

Lindita Nikolla, Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, zhvilloi vizitën e saj të parë në Gjermani. Në një intervistë ekskluzive për DW ajo flet për rolin e Gjermanisë në rajon dhe krizën institucionale në Shqipëri.

11:20
Ndikimi i temperaturave të nxehta tek dhimbja kronike/ Si ta Parandaloni

Temperatura e ambientit ka një ndikim të fortë tek shumë prej dhimbjeve të cilat manifestohen në organizëm.

11:04
Homazhe në nder të ish-Presidentit Bujar Nishani, të enjten përcillet në banesën e fundit

Homazhet në nder të ish-Presidentit Bujar Nishani po mbahen këtë të mërkurë në Presidencë.

11:02
“S’është fizikisht, por përjetësisht i gjallë në memorien time dhe të të gjithëve”, Berisha homazhe në nder të ish-Presidentit Bujar Nishani

Kreu i PD-së, Sali Berisha është bërë pjesë e homazheve që po mbahen në Presidencë në nder të ish-Presidentit Bujar Nishani.

11:01
Kryeministri kroat: Kosova dhe Bosnja s’duhet të jenë në vagonin e fundit për anëtarësim në BE

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq tha se Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina nuk duhet të jenë në “vagonn e fundit në trenin për në Bashkimin Europian”

10:57
U qëllua nga policia në Kosovë, ndërron jetë në spital i plagosuri

Ka ndërruar jetë në spital, personi i cili një ditë më parë u plagos me armë zjarri nga një efektiv policie në Kosovë,

10:46
Kur pritet që të marrë një vendim gjykata në lidhje me gjyqin e Johnny Depp dhe Amber Heard?!

Numërimi mbrapsht në gjyqin e Johnny Depp kundër Amber Heard ka filluar.

10:43
I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dyfishtë në Lushnjë, Orges Bilbili kërkon pafajësi nga Apeli

Orges Bilbili, i dënuar me burg të përjetshëm nga Gjykata e Posaçme për vrasjen e dyfishtë në Lushnjë, kërkon pafajësi nga Gjykata e Apelit të Posaçëm.