Në stacionin policor të veriut ka policë serbë që janë duke punuar.

Nga bisedat me ta thonë që deri tani nuk kanë marrë ndonjë urdhër për të hequr uniformën, ndërsa tregojnë se zyrtarët që dhanë dorëheqje gjatë ditës kanë qenë në stacion për të kryer punën e tyre, disa prej tyre kanë vazhduar patrullimet por civil pa uniformë.

Ndërkohë që Policia e Kosovës ka konfirmuar se është e gatshme për t’i zëvendësuar policët serbë të larguar dhe kësisoj disa njësite kanë filluar që sot edhe turnin 12 orësh.

Sot, Lista Serbe, subjekti kryesor i serbëve të Kosovës njoftoi se ka vendosur të largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës, për shkak të asaj që e cilësuan moszbatim i marrëveshjeve të Brukselit nga autoritetet në Prishtinë.

Top Channel