Investimi që shkon dëm! Në Shkodër, emigranti kthehet nga Greqia sepse nuk ka kush t’ia vjelë ullinjtë

06/11/2022 12:28

Në një plantacion me 1000 rrënjë ulliri në Shkodër, ka vetëm 3 punëtorë: Dy të moshuar 80-vjeçar dhe vetë pronari.

Mundin dhe djersën e 31 viteve në emigrim, Miri Shullani vendosi ti investojë në fshatin e tij të lindjes në Malin e Jushit në Vaun e Dejës. Sot është detyruar të lere bizneset e tij në Greqi dhe të kthehet në Shqipëri për të vjelë vetë ullinjtë pasi nuk po gjen punëtorë.

Të vetmin krah punë ka nënën e tij 80-vjeçare dhe një komshi, edhe ai i moshuar.

Top Channel