Princi William në ‘lum ofendimesh’ pas komenteve të Donald Trump për fotot e zhveshura të gruas Kate (fotot)

05/11/2022 16:04
E përditshmja franceze ‘Closer’, arriti t’i publikonte imazhet megjithë kontestimet e qeverisë dhe familjes mbretërore

Ish-presidenti i SHBA njihet për reputacionin e fjalës së pacensuruar, madje edhe kur është fjala për imazhe delikate të familjes mbretërore britanike, me apo pa veshje në trup.

Së fundi raportohet se si Princi William ashtu dhe mbreti Karl ishin tërbuar pas disa komenteve të Donald Trump për imazhet e zhveshura nga mesi e lart të dukeshës Kate Middleton, bashkëshorte e William, te publikuara ne media.

Pretendimet vijnë në lidhje me disa foto skandaloze të vitit 2012, kur princesha e Uells po shijonte një banjë dielli në një pronë private.

Mediat thonin se Kate ishte asokohe me pushime me Princin William kur u shkrepën dhe fotot e paautorizuara.

E përditshmja francezeCloser’, arriti t’i publikonte asokohe imazhet megjithë kontestimet e qeverisë dhe familjes mbretërore britanike.

Por në një kthesë tjetër të ngjarjes, ish-presidenti amerikan Donald Trump kishte përmendur çështjen me ironi duke thënë: “Kate Middleton është madhështore – por nuk duhet të bëjë banjë dielli nudo – vetë e ka fajin …”

“Kushdo që të ishte nuk do të rezistonte të bënte një foto të Kate dhe të fitonte shumë para me banjën e saj nudo, hë pra tani Kate!”

Pas ndërhyrjes së tij të papritur në cështje, zëdhënesit e pallatit mbretëror thanë se William e mbreti Karl kishin mbetur ‘të tërbuar’.

Sipas të dhënave të mbledhura nga rrejti amerikan Newsweek çështja trajtohet tashme edhe në librin e pritur të Christopher Andersen, “Jeta e mbretit Karl III”.

Në segmentin në fjalë thuhet se komentet e Trump, “shkaktuan atë që një drejtues stafi i shtëpisë mbretërore Clarence House quante ‘lum sharjesh’ si nga Princi Karl dhe bijtë e tij”.

Por trazimi i ujërave nga Trump nuk përfundoi këtu teksa në një tjetër koment ish-presidenti i referohej asokohe Princit Karl me titull “Princi i Uellsit”, duke e quajtur në dukje aksidentalisht, “Prince of Whales” në një lojë fjalësh qe në anglisht do të thotë “Princi i balenave”.

FOTO GALERI
1/4
Ish-presidenti i SHBA njihet për reputacionin e fjalës së pacensuruar

Top Channel