Personi në foto është Xherxh (Gjergj) Laçi, autori që prej gjashtë vitesh mbante të ngujuar dhe dhunonte gruan dhe fëmijët në shtëpi.

Dyshohet se 52-vjeçari vuante nga çrregullime të shëndetit mendor. Fqinjët duket se dinin për rastin, pasi thonë se vazhdimisht u jepnin ushqime të ngujuarve.

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Antiterrorit, Komisariati i Policisë numër katër në Tiranë e arrestoi 52-vjeçarin të cilit në banesë iu gjet dhe municion luftarak. Gjatë kontrollit në oborr, iu gjetën 700 fishekë luftarak dhe krehëra automatiku.

I dënuar më parë për armëmbajtje pa leje, autori mbante të mbyllur prej 6 vitesh duke i dhunuar sistematikisht dhe kërcënuar me armë të ftohta, bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur, të cilët nuk i lejonte të frekuentonin shkollën, për shkak të bindjeve të tij radikale.

Top Channel