Katar 2022, tifozët e Dortmund bashkohen me ata të Bayern dhe kërkojnë bojkotin e Botërorit

06/11/2022 10:32

Dy javë para fillimit të Kupës së Botës në Katar, tifozët e Borussia Dortmund ekspozuan një sërë pankartash në stadiumin “Iduna Park” duke shprehur mospëlqimin e tyre për organizimin e turneut.

Përpara ndeshjes së Bundesliga-s me Bochum-in, në “Murin e Verdhë”, zona ku qëndrojnë ultrasit, u shfaq një pankartë e madhe me ftesën për “Boak Qatar”.

Ndërkohë, para ndeshjes së Bundesligës me Hertha Berlin dhe Bayern Munich, tifozët bavarezë shpalosën një baner shumë domethënës: “15.000 të vdekur për 5760 minuta futboll. Turp t’ju vijë”, ishte mesazhi i lëshuar nga ana e tifozëve të Bayern Munich, me gjermanët që duket se nuk do të ndalen në ndërgjegjësimin e tyre për atë që ka ndodhur në Katar.

Top Channel